Shembuj praktikimi

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit » Shembuj praktikimi

< Prapa


Shembuj praktikimi 3

Imagjinoni situatat e mëposhtme. Shkruani se si normalisht do të reagonit. Pastaj përpiquni të gjeni një mesazh me “unë”, me tri pjesët e tij. Krahasoni mesazhin tuaj me reagimin tuaj të zakonshëm. Çfarë mund të ndryshojë mesazhi me “unë” në komunikimin me fëmijën tuaj? Krahasoni mesazhin tuaj me “unë”, me sugjerimet.

Fëmija që vonohet

Djali yt ka shkuar në shkollë dhe ka premtuar të kthehet drejt në shtëpi në fund të mësimit. Tani ai arrin një orë më vonë, pa ju lajmëruar.

Çfarë do të thonit? Si reagoni përgjithësisht në këtë situatë?
___________________________________________________________________

Përpiquni të gjeni një mesazh efektiv me “unë”:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës

Krahasojeni me reagimin tuaj të zakonshëm. Çfarë mund të ndryshojë mesazhi juaj me “unë” në bisedën me fëmijën tuaj?

Mesazhe të mundshme në vetën e parë:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës
Kur u ktheve vonë nga shkolla, pa më lajmëruar… …unë isha i brengosur për ty dhe për çfarë mund të të kishte ndodhur. Isha shumë i shpërqendruar dhe nuk mund të punoja si duhet.

Kuzhina në rrëmujë

Kur të ktheheni në shtëpi pasi keni bërë pazar dhe gjeni kuzhinën tuaj në rrëmujë të madhe, e kuptoni se fëmijët tuaj sapo janë zgjuar dhe nuk kanë pastruar pasi kanë ngrënë mëngjesin.

Çfarë do të thonit? Si reagoni normalisht në një situatë të tillë?

___________________________________________________________________

Përpiquni të gjeni një mesazh efektiv me “unë”:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës

Krahasojeni me reagimin tuaj të zakonshëm. Çfarë mund të ndryshojë mesazhi juaj me “unë” në bisedën me fëmijën tuaj?

Mesazhe të mundshme në vetën e parë:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës
Kur u ktheva në shtëpi pas pazarit, i gjeta në kuzhinë enët e palara nga mëngjesi juaj. Isha e dëshpëruar sepse… … u desh t’i mblidhja të gjitha enët tuaja të palara dhe t’i vendosja në enëlarëse dhe humba shumë kohë nga e shtuna ime e pushimit. Do të doja ta kisha lexuar gazetën në vend të kësaj.