Kartat e të drejtave të fëmijëve

Home » Kartat e të drejtave të fëmijëve

.

C_R_C_imageB

 

Të drejtat e fëmijëve përmes ilustrimeve (Kartat e të drejtave të fëmijëve)

Në fillim, të drejtat e fëmijëve,  kanë qenë, së pari dhe mbi të gjitha, një instrument ligjor.  Në kontekstin e shkollës çdo nen duhet të kuptohet dhe të interpretohet nën këndvështrimin e  grupit të synuar. Kartat e të drejtave të fëmijëve ndihmojnë të arrihet qëllimi – të kuptuarit dhe të zbatuarit  e këtyre të drejtave. Kartat mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Për shembull:

  • Ilustrimet dhe tekstet mund të priten së bashku, të  palosen dhe të ngjiten së bashku për të bërë një kartë të vetme  me dy anë. Në këtë mënyrë mund të krijohen karta kuptimore. Nxënësit testojnë veten ose njeri-tjetrin.
  • Ilustrimet dhe tekstet mund të priten së bashku për të krijuar karta kujtese. Në këtë mënyrë, nxënësit mund të mësojnë të drejtat përmes një loje të këndshme.
  • Ilustrimet dhe tekstet mund të priten së bashku dhe të renditen sipas kritereve të ndryshme.
  • Ato mund të grupohen në katër kritere (pjesëmarrje: e drejta për të marrë pjesë, realizimi i potencialit: e drejta për zhvillim vetjak; standardi i jetesës: e drejta për mbijetesë; mbrojtja nga lëndimet: e drejta për mbrojtje).
  • Ato mund të grupohen në  kategori sipas vlerave personale: Çfarë është e rëndësishme në jetën time? Cilat janë çështjet që lidhen me vendin  e  komunitetin tim dhe me shkollën  time?
  • Për të ilustruar tema të ngjashme, mund të mblidhen ilustrime dhe pjesë të tjera të prera nga revistat, artikujt e gazetave etj.
  • Nxënësit mund të frymëzohen nga ilustrimet dhe të krijojnë ilustrimet e tyre për të drejtat e fëmijëve.
  • Ilustrimet mund të zmadhohen dhe të ngjyrosen nga nxënësit (më pas,  mund të vihen në kornizë). Ato mund të përdoren për të zbukuruar klasën dhe korridoret e shkollës.
  • Ilustrimet mund të pasurohen  me përshkrime të shkurtra nga përvojat vetjake dhe të  lidhen si broshura të vogla.

Shkarkoni të gjitha Kartat e të Drejtave si PDF