Tekste ligjore
Një Konventë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tuaja (Të Drejtat e Njeriut)
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut është konventa e parë e Këshillit të Evropës dhe guri i themelit për të gjitha veprimtaritë e tij. Ajo u miratua në vitin 1950 dhe hyr në fuqi në vitin 1953. Ratifikimi i saj është kusht paraprak për të qenë anëtar i Organizatës.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbikëqyr zbatimin e Konventës në 47 shtetet anëtarë të Këshillit të Evropës. Individët mund të sjellin ankimet e tyre për shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën e Strasburgut, pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë për të apeluar në shtetet përkatëse anëtare. Bashkimi Evropian po përgatitet të nënshkruajë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke krijuar hapësirën ligjore të përbashkët Evropiane për mbi 820 milion qytetarë.
Gjeni më shumë për të Drejtat e Njeriut në faqen e Këshillit të Evropës.
Karta Sociale Evropiane
Karta Sociale Evropiane është një traktat i Këshillit të Evropës që garanton të drejtat ekonomike dhe shoqërore. Ajo u miratua në vitin 1961 dhe u rishikua në vitin 1996.
Komiteti Evropian i të Drejtave Sociale ushtron autoritetin e tij në përputhje me situatën në Shtetet me anë të Kartës Sociale Evropiane, Protokollin Shtesë 1998 dhe Kartën Sociale Evropiane të rishikuar.
Klikoni këtu për të lexuar tekstin e plotë të Kartës Sociale Evropiane
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës e Kombeve të Bashkuara është një traktat i të drejtave të njeriut, i cili shpall të drejtat civile, politike, ekonomike, shoqërore, shëndetësore dhe kulturore të fëmijëve. Konventa përcakton fëmijë çdo qenien njerëzore që është nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore fitohet më herët sipas legjislacionit të brendshëm të shtetit. Lexoni për Konventës e të Drejtave të Fëmijës në Wikipedia
Gjeni Konventën për të Drejtat e Fëmijës