Karta e EQD/EDNJ

Home » Karta e EQD/EDNJ

KARTA PËR EDUKIMIN PËR QYTETARI DEMOKRATIKE DHE PËR TË DREJTAT E NJERIUT E KËSHILLIT TË EVROPËS

Arsimi luan  rol qendror për nxitjen dhe zhvillimin e vlerave  themelore të Këshillit të Evropës: demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës, si dhe në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Arsimi, gjithnjë e më shumë, po vlerësohet si mbrojtje  kundër rritjes së dhunës, racizmit, ekstremizmit, ksenofobisë, diskriminimit dhe intolerancës.

Kjo vetëdije e rritur pasqyrohet në miratimin e Kartës së Edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut të Këshillit të  Evropës nga të 47 Shtetet anëtarë të saj, në kuadrin e Rekomandimit CM/Rec (2010)7.

Karta  është pikë e rëndësishme referimi për të gjithë ata që janë të përfshirë në edukimin për qytetari dhe për  të drejtat e njeriut. Nga ajo shpresohet të ofrojë drejtimin  dhe nxitësin e veprimit  qytetar në shtetet anëtarë, duke shërbyer, në të njëjtën kohë, si një mënyrë për përhapjen e praktikave të mira dhe për të ngritur standardet në Evropë dhe më gjerë.