Paketa e EDC/HRE

Home » Paketa e EDC/HRE

Karta e Këshillit të Evropës për Edukimin për Qytetari Demokratike dhe për Edukimin për të Drejtat e Njeriut

Arsimi luan rol thelbësor në zhvillimin e vlerave themelore të Këshillit të Evropës: demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës, si dhe në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjithnjë e më shumë, arsimi vlerësohet si mbrojtje kundër rritjes së dhunës, të racizmit, të ekstremizmit, të ksenofobisë, të diskriminimit dhe të intolerancës.

Kjo vetëdije në rritje pasqyrohet në miratimin e Kartës së Këshillit të Evropës për Edukimin për Qytetari Demokratike dhe për Edukimin për të Drejtat e Njeriut, nga Organizata e 47 shteteve anëtarë, në kuadrin e Rekomandimit CM/Rec(2010)7.

Karta është një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë ata që janë përfshirë në edukimin për qytetari dhe të drejtat e njeriut. Shpresojmë që ajo të sigurojë një pikë përqendrimi dhe veprimi në shtetet anëtare. Në të njëjtën kohë ajo është një mënyrë e përhapjes së praktikave të mira dhe e ngritjes së standardeve në Evropë dhe më gjerë.


  • Qeverisja demokratike e shkollës

    Qeverisja demokratike e shkollës

  • Si mund të mbështesin mësuesit edukimin për qytetari dhe të drejtat e njeriu

    Si mund të mbështesin mësuesit edukimin për qytetari dhe të drejtat e njeriu:

    Kuadër për zhvillimin e kompetencave
  • Mbështetje strategjike për vendimmarrësit

    Mbështetje strategjike për vendimmarrësit

    Instrument politik për edukimin për qytetari dhe të drejtat e njeriut
  • Instrument për sigurimin e cilësisë së  Edukimit për Qytetari Demokratike në shkollë

    Instrument për sigurimin e cilësisë së Edukimit për Qytetari Demokratike në shkollë

  • Partneriteti Shkollë-komunitet-universitet për një demokraci të qëndrueshme

    Partneriteti Shkollë-komunitet-universitet për një demokraci të qëndrueshme

    Edukimi për qytetari demokratike në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës