Identiteti
Identiteti ynë është mendimi që ne kemi për veten, për llojin e personit që me mendojmë se jemi. Mënyra si ne e shohim veten ndryshon në varësi të rrethanave. Për shembull, do të ishte e pazakontë që një i ri, të shfaqej tjetër njeri në shtëpi dhe tjetër në shkollë. Identiteti, pjesërisht, është çështje e zgjedhjes personale dhe, pjesërisht, është pasqyrim i mënyrës si të tjerët na shikojnë dhe na kategorizojnë – shpesh ky është problem që ndeshet me grupet minoritare. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për kuptimin e tyre për identitetin dhe për mënyrën si paragjykimet dhe stereotipat mund të ndikojnë në idenë që një person ka për veten. Ata zhvillojnë vetëbesimin për të trajtuar çështje të tilla si diskriminimi dhe ngacmimet.