Të drejtat dhe liria
Të drejtat e njeriut dhe liritë ekzistojnë që njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të realizuar. Ato janë për të gjithë, pavarësisht prejardhjes ose pozicionit të tyre në shoqëri. Të drejtat dhe liritë “absolute” janë ato që askush nuk ka të drejtën t’ia marrë ndokujt, si për shembull, liria nga tortura. Të drejta të “Cilësuara” janë ato që mund të kufizohen për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve, për shembull, ndalimi i një demonstrimi në interes të sigurisë publike. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për tipat e ndryshëm të të drejtave dhe lirive dhe mësojnë të baraspeshojnë të drejtat në konflikt, për shembull, mbajtja e radhës në një diskutim ose për të hipur në autobus.