Çfarë mund të bëj përpara shpërthimit të dhunës?

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Sjellja agresive » Çfarë mund të bëj përpara shpërthimit të dhunës?

< Prapa


Çfarë mund të bëj përpara shpërthimit të dhunës? – Sjellje parandaluese pedagogjike

Çfarë mund të bëni, thellësisht, që fëmija juaj të mos mbështetet kurrë në dhunë? Së pari, duhet të kihet parasysh se agresioni është një sjellje prej natyre, një reaksion që ndodh në situata të caktuara, siç e dinë vet të gjitha qeniet njerëzore. Kështu, është mjaft normale të zhvillohen ndjenja agresive që rezultojnë nga shkeljet e kufijve. Për informata të mëtejshme klikoni këtu.

Prandaj, kjo nuk është një çështje e ndalimit të ndjenjave agresive, por e gjetjes së mënyrave të duhura për t’u marrë me to dhe për t’i kaluar këto tek fëmijët.

  1. Funksioni im si model i mirë: 
    Fëmijët mësojnë shumë nga imitimi. Si prindër, ju gjithmonë përmbushni një funksion të modelit për fëmijët tuaj. Ata shohin se si modelet tuaja të sjelljes mund të çojnë në një shkallë më të madhe apo më të vogël suksesi në situata të caktuara. Prandaj, fëmijët do të duan t’i provojnë sjelljet e vëzhguara. Kështu, si hap i parë, ju duhet t’i shqyrtoni dhe t’i vlerësoni sjelljet tuaja. Konsideroni pyetjet e mëposhtme reflektive:

    • Si e trajtojmë njëri-tjetrin brenda familjes në jetën e përditshme?
    • Si e trajtojmë njëri-tjetrin si partnerë (martese)?
    • Si merremi me fëmijët tanë? A përdorim mesazhe destruktive?
    • Si merrem me kalimin e kufijve si i rritur?
    • Ku është pragu im personal i zemërimit, para se të shfaq sjellje agresive?
  2. Përkujdesja vigjilente
    Koncepti i përkujdesjes vigjilente përshkruan vetëdijen e të kujdesurit me të cilën prindërit i trajtojnë dhe kujdesen për fëmijët e tyre dhe për jetën e fëmijëve të tyre. Prindërit e përgjegjshëm dhe marrëdhëniet e forta prind-fëmijë janë thelbësore për një proces të suksesshëm edukimi. Rrini në kontakt me fëmijët tuaj, duke iu treguar kështu: “Unë të dua dhe ti je i rëndësishëm për mua.” Ju jeni përgjegjës për jetën e fëmijëve tuaj, prandaj, është detyra juaj prindërore që të interesoheni për fëmijët tuaj dhe jetën e tyre. Nëse keni frikë se fëmijët tuaj mund të bëhen agresivë në lojë, ju duhet t’i shoqëroni ata nga afër: Të luani aktivisht me ta ose të rrëshqitni në tobogan (kur të shkoni në park). Në këtë mënyrë, ju jeni në gjendje që menjëherë ta sqaroni dhe shpjegoni një situatë që fëmijët tuaj mund ta perceptojnë si shkelje kufijsh. Kështu, fëmijët tuaj mësojnë të vlerësojnë saktë një situatë dhe të merren me mendimet agresive.
    Nëse merrni pjesë aktive në jetën e fëmijëve tuaj, ju jeni të informuar për interesat e tyre dhe jeni të vetëdijshëm për ndjenjat dhe nevojat e tyre. Nëse diçka nuk del pikërisht ashtu si kanë shpresuar fëmijët tuaj, ju keni mundësi për të kërkuar zgjidhje alternative dhe rast për të vepruar së bashku. Nëse gjendja del jashtë kontrollit, ju si prindër nuk kapeni në befasi dhe në këtë mënyrë mund të ndërhyni në kohën e duhur për të mbrojtur fëmijët tuaj.
    Për më shumë informacion klikoni këtu.
  3. Shmangia e përshkallëzimeve
    Kur vjen situata te fikja e televizorit ose mospërdorimi gjatë gjithë kohës i telefonave të mençur, një fjalë mund të çojë në një tjetër, siç e keni përjetuar me siguri, tashmë. Papritmas, ju e gjeni veten të ngatërruar në një spirale të përshkallëzimit e cila, në rastin më të keq, mund të përfundojë me dhunë fizike. Prandaj, ia vlen të bëhet përpjekje për të shmangur përshkallëzimin. Këtu janë disa sugjerime

    • Mos reagoni menjëherë ndaj provokimit. Në vend të kësaj, përpiquni të angazhoheni në dialog më vonë.
    • Ju mund të mos jeni në gjendje ta kontrolloni sjelljen e fëmijëve tuaj, por me siguri mund ta kontrolloni tuajën. Një herë, përpiquni ta thyeni këtë spirale të përshkallëzimit me heshtje.
    • Nuk është çështja për të fituar në diskutim me fëmijët tuaj. Megjithatë, duhet t’u tregoni atyre qartë se cilat sjellje nuk do t’i lejoni (në këtë rast sjelljet e dhunshme) dhe se do t’i kundërshtoni ato.
      Një formë e mundshme e rezistencës është e ashtuquajtura “ulja”. Ju shkoni në dhomën e fëmijëve tuaj për një kohë të përcaktuar më parë dhe deklaroni se tani jeni duke pritur në heshtje propozimin e tyre për mënyrën se si ata do të dëshironin ta modifikojnë sjelljen e tyre të shfaqur.