Si po ia del biri im në shkollë? Çfarë e tërheq atë?

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi » Si po ia del biri im në shkollë? Çfarë e tërheq atë?

< Prapa


Nëse dyshoni se biri juaj është duke u ngacmuar, është shumë e dobishme ta diskutoni çështjen me mësuesin e tij. Mos u mundoni t’i bëni presion fëmijës suaj për t’i treguar mësuesit rreth problemeve të tij. Ai mund të ndihet i turpëruar për atë që ka përjetuar, ose mund të jetë i shqetësuar mos po e quajnë spiun. Të gjitha këto gjëra mund ta bëjnë edhe më të rëndë barrën emocionale të fëmijës suaj. Ngacmimi shpesh është i fshehur dhe madje edhe mësuesit mund të kenë vetëm dyshime të mjegullta. Sidoqoftë, kur diskutoni shqetësimet tuaja me mësuesin, ka të ngjarë të qartësohet gjendja. Nëse mësuesi konfirmon se Gjoni është shpesh i vetëm, i ndarë nga grupi ose preferon të qëndrojë në klasë gjatë kohës së pushimit, atëherë ia vlen ta përcillni këtë me pyetje më të sakta

  • A ofshan klasa sapo Gjoni të thotë diçka në klasë?
  • A i rrokullisin sytë nxënësit e tjerë?
  • A ballafaqohen fjalët e tij në klasë shpesh me komente nënçmuese apo edhe tallje nga të tjerët?

Kini kujdes të mos shprehni akuza kundër mësuesit. Ngacmimi është diçka që shpesh ndodh jashtë sferës së ndikimit të mësuesit.

Nëse mësuesi ka vërejtur këtë lloj sjelljeje ndaj fëmijës suaj nga shokët e shoqet e klasës, atëherë hapi tjetër duhet të jetë një takim së bashku me fëmijën tuaj. Një këshillë mbi mënyrën e organizimit të një takimi të tillë mund të gjendet këtu.