Pse po e ngacmoni birin tim? Ai nuk ju ka bërë asgjë.

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi » Pse po e ngacmoni birin tim? Ai nuk ju ka bërë asgjë.

< Prapa


 

Nuk është ide e mirë të përpiqeni ta trajtoni drejtpërsëdrejti situatën e Gjonit. Kur ngacmimi përfshin një grup të tërë që sillen si bandë ndaj një nxënësi, masat disiplinore ose sanksionet ndaj një shoku a shoqeje të klasës nuk do ta zgjidhin problemin. Në të vërtetë, një reagim i ashpër dhe ekstrem nga ana juaj mund edhe ta përkeqësojë situatën.

Ndërsa ngacmimi në përgjithësi është një fenomen i grupit, problemi duhet të adresohet në burimin e tij. Mund ta përfshijë një klasë të caktuar, me implikime për të gjithë shkollën.

Si hap i parë, përpiquni të bëni një vlerësim më të saktë të gjendjes. Zbuloni nëse biri juaj me të vërtetë po ngacmohet, duke diskutuar çështjen me mësuesin e tij. Për këshilla se si ta bëni këtë, shihni ketu. Pas kësaj, është e këshillueshme një bisedë e ndjeshme me fëmijën tuaj. Më shumë për këtë, mund të gjeni ketu.