Po dukesh i pikëlluar Gjon. A po ke telashe me shokët e shoqet e klasës?

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi » Po dukesh i pikëlluar Gjon. A po ke telashe me shokët e shoqet e klasës?

< Prapa


Është e rëndësishme që t’i komunikoni shqetësimet dhe vrojtimet tuaja me ndjeshmëri kur flisni me birin tuaj. Zgjedhni një mjedis të përshtatshëm për diskutimin tuaj të hapur, pasi shpesh është shumë më e lehtë për fëmijët të flasin për një temë në mënyrë rastësore dhe të natyrshme. Një shëtitje së bashku, një lojë enigmë, ose një shëti me makinë diku mund të jenë raste të mira për një shkëmbim të tillë.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të ndani kohë të mjaftueshme, pasi presioni i kohës do ta bëjë më të vështirë për birin tuaj të flasë për këto çështje të ndjeshme.
Një mënyrë e mirë për të nisur bisedën mund të jetë shprehja e vrojtimeve tuaja rreth situatës aktuale të fëmijës suaj (shih shembullin). Përmendja e një përvoje ku keni pasur vështirësi me fëmijët e tjerë ose në shkollë mund të shërbejë gjithashtu si një fillim i mirë bisede.

Nëse Gjoni hapet dhe dëshiron të flasë me ju, kini kujdes të shmangni akuzat. Deklaratat e tilla si “Pse nuk më ke thënë më herët? Pse nuk i ke thënë mësuesit?”, mund të duken si marrje në pyetje dhe lehtë mund të ndjellin ndjenjën e fajit, turpit dhe zemërimit.

Ju mund t’i ofroni përkrahje birit tuaj duke ia pohuar atij dhe duke marrë seriozisht ndjenjat e tij: “Unë mund të shoh se kjo duhet të të ketë bërë të ndihesh shumë i pikëlluar. Unë mund ta kuptoj se ti nuk dëshiron të shkosh më në shkollë”.

Ju do të keni një pasqyrë më të qartë të situatës kur ta diskutoni çështjen me mësuesit e fëmijës suaj. Një këshillë se si t’i qasemi kësaj mund të gjendet këtu.