Komunikimi i hapur

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Detyrat e shtëpisë » Komunikimi i hapur

< Prapa < Prapa te Ngacmimi < Prapa te Nxjerrja e zemërimit


Komunikimi i hapur

Komunikimi nuk bëhet vetëm me fjalë. Ne gjithashtu komunikojmë pa fjalë, me gjuhën e trupit (shprehjet e fytyrës, qëndrimin, gjestet). Për më tepër, theksi i zërit ndikon gjithashtu në mënyrën se si njerëzit e kuptojnë mesazhin tonë.

Më tej, 4 aspektet e ndryshme të një mesazhi (informacioni, marrëdhënia, apeli dhe vetë-zbulimi) duhet të merren parasysh kur përpiqemi të komunikojmë me sukses.

Përfundim: Nuk është e lehtë për ta transmetuar një mesazh në mënyrën se si dërguesi (në këtë rast Mariami) dëshiron të kuptohet dhe është akoma më e vështirë për marrësin të dekodojë kuptimin e synuar, siç dëshmohet nga pamundësia e nënës së Mariamit për ta kuptuar mënyrën e komunikimit të vajzës së saj.

Kështu, është e rëndësishme ta “hapim” komunikimin tonë. Komunikimi i hapur na lejon t’i qartësojmë aspektet e nënkuptuara të një mesazhi dhe siguron që nuk do ta keqkuptojmë njëri-tjetrin. Nganjëherë, edhe dërguesit nuk mund ta dinë qëllimin e vërtetë të një mesazhi ose sjelljeje të komunikuar. Për shembull, foshnjat dhe fëmijët e vegjël të cilët nuk janë në gjendje t’i përballojnë ndjenjat e tyre, kushtet e brendshme dhe nevojat, shpesh nuk e kanë aftësinë për t’i komunikuar ato qartë. Prandaj, prindërit ose të rriturit e tjerë duhet t’i gjejnë vetë këto (shembujt: A është fëmija i sëmurë apo i uritur? A është ndonjë gjë që shkakton dhimbjen e saj ose është vetëm e lodhur?). Situata me vajzën 9-vjeçare duket se tregon që ajo nuk është plotësisht në dijeni të nevojave të saj. Kështu, është sfidë e juaja prindërore që të përpiqeni t’i kuptoni fëmijët tuaj. Përpjekjet tuaja me komunikim të hapur mund të ndihmojnë në sqarimin e aspekteve të nënkuptuara të mesazhit të tyre.

Si mund ta “hapim” komunikimin tonë?

Së pari: Tregoni fëmijës suaj atë që keni kuptuar ose nxjerrë nga mesazhi i saj. Përmbahuni nga interpretimi i mënyrës së saj të të folurit dhe të vepruarit. Vetëm jepni informata kthyese në lidhje me atë që keni dëgjuar ose parë.

Së dyti: Duhet të bëni një përpjekje për t’i komunikuar hapur ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe nevojat tuaja. Kini kujdes, mos i shprehni ato në mënyrë të nënkuptuar.

Së treti: Jepuni kohë të mjaftueshme dialogjeve dhe komunikimit në përgjithësi, duke i treguar kështu fëmijës suaj: “Ti je e rëndësishme për mua. Unë jam e interesuar për ty, për mendimet, emocionet, jetën tënde”. Kjo nxit një ndjenjë të thellë pranimi dhe mbështet vetëbesimin e fëmijës suaj.

Për mundësi praktikimi të komunikimit të hapur, klikoni këtu