Ushtrim 1
Në vijim, shembuj të ndryshëm të mesazheve destruktive janë paraqitur. Vëzhgoni sjelljen tuaj komunikuese çdo ditë, për një javë. Çdo herë që përdorni një nga shprehjet në vijim kur komunikoni me fëmijën tuaj, bëni një vijë mbas asaj fjalie.
Komandimi, urdhërimi
- Duhet që …
- Hajde, bëhu gati …
- Thuaj tungjatjeta …
- Sillu mirë
Qortimi, paralajmërimi, kërcënimi
- Ti gjithmonë bën…
- Ti kurrë nuk…
- Nëse nuk… atëherë…
- Kur përfundimisht do të…
- Sa shpesh duhet të ta them që…
Moralizimi
- Ne do të ishim aq krenarë me ty, por tash jemi të dëshpëruar, sepse ti nuk…
- Mami është me të vërtetë e pikëlluar sepse ke qenë kaq i keq.
- Ka mijëra fëmijë të uritur të cilët do të donin ta hanë këtë.
- Një herë gënjeshtar, gjithmonë gënjeshtar.
Dhënia e këshillave dhe krahasimi
- Po të isha ti, unë do të…
- Prindërit e fëmijëve tjerë do të…
- Motra jote gjithmonë e rregullon dhomën e saj.
- Të gjithë pajtohen me këtë. Por ti…