Denisi (6 vjeç) është bërë kohën e fundit shumë i interesuar në trupin e tij. Atij i pëlqen ta shikojë trupin e tij në pasqyrën e banjos dhe ju befason një mëngjes me këtë pyetje.
Lexoni më shumë
Kush nuk është zënë ndonjëherë në befasi me një pyetje të tillë të drejtpërdrejtë? Shumë prindër ndihen të frenuar ose të turpëruar kur në jetën e përditshme me fëmijët e tyre, shfaqet çështja e seksualitetit. Megjithatë, për hir të zhvillimit fizik të çdo fëmije, është e rëndësishme që prindërit të flasin hapur për këtë temë. Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit me fëmijët që nga mosha e hershme kontribuon shumë në vetëvlerësimin e lartë: ata që e njohin dhe e vlerësojnë trupin e tyre, po ashtu do ta mbrojnë atë. Kështu, dialogu i hapur rreth temës së seksualitetit i nxit fëmijët ta përcaktojnë veten dhe t’i kushtojnë vëmendje nevojave të tyre. Për më tepër, i fuqizon ata që të zhvillohen në anëtarë me vetëbesim dhe të lirë të shoqërisë sonë.
Seksualiteti nënkupton gjëra të ndryshme për grupmoshat e ndryshme. Kur diskutojmë këtë temë, është detyrë e prindërve që vazhdimisht ta përcaktojnë dhe përshtatin përmbajtjen e bisedave të tyre sipas nivelit të pjekurisë dhe nevojave të fëmijëve të tyre. Fakti që aspektet e ndryshme të dashurisë, epshit dhe fizikalitetit diskutohen hapur dhe që pyetjeve u përgjigjemi me vërtetësi pa shmangur temën, nuk zgjojnë ndjenjat ose nevojat seksuale tek fëmijët. Seksualiteti është një lloj energjie jetësore e cila është e thelbësore në çdo qenie njerëzore dhe duke diskutuar hapur për këtë temë, ju promovoni zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve tuaj.
Si do të reagonit në këtë situatë? Kliko në imazhin përkatës!
Këtu do të gjeni disa sugjerime të rëndësishme për dialog me fëmijët tuaj
- Filloni herët për ta përfshirë fëmijën tuaj në biseda rreth dashurisë, trupit të njeriut dhe marrëdhënieve. Nëse të dyja palët janë mësuar të flasin për këtë temë, kjo zvogëlon ngurrimin që shumë e provojnë kur e diskutojnë këtë temë.
- Sigurohuni që zgjedhja juaj e fjalorit dhe përgjigjet tuaja në pyetje të jenë të përshtatshme për moshën. Zgjedhja e fjalëve të njohura kur përshkruani gjenitalet për fëmijët e vegjël është në rregull, por fëmijët më të moshuar, nga shkolla fillore e tutje duhet të jenë të njohur plotësisht me terma të qarta si “penisi” dhe “vagina”, sikurse edhe “marrëdhënie seksuale”. Fëmijët më të vegjël shpesh nuk janë të interesuar në detaje dhe gjithashtu mund të mbingarkohen.
- Sigurohuni që t’i kuptoni saktësisht pyetjet. Mami, nga kam ardhur? – A kërkon fëmija të dijë vendbanimin tuaj, apo ai dëshiron të dijë se prej nga vijnë foshnjat?
- Jini të ndershëm! Nëse nuk e dini përgjigjen në një pyetje ose nëse nuk jeni në gjendje t’i shpjegoni fjalët e caktuara në lidhje me temën e seksualitetit, pranoni këtë dhe sigurojini fëmijët tuaj se do ta gjeni informacionin për t’iu përgjigjur pyetjes së tyre më vonë.
- Përgatitni një përgjigje, në mënyrë që të jeni gati të reagoni ndaj pyetjeve të fëmijës suaj në momente të papërshtatshme. Nëse fëmija juaj ju pyet në supermarket: “Mami, a ka edhe kjo grua vaginë?”, shtyjeni bisedën më vonë, ndoshta në shtëpi: “Pyetje e mirë, por le të flasim për këtë në shtëpi, në rregull? Tani jemi duke bërë blerje.”
- Angazhoni fëmijën tuaj në biseda derisa bëni punë të përditshme, si rregullimi, pastrimi ose larja e enëve. Në këtë mënyrë tema e bisedës bëhet më e zakonshme dhe të dyja palët kanë mundësinë të përqendrohen në aktivitetet e tyre pa u dashur detyrimisht ta shohin bashkëbiseduesin në sy. Kështu, të folurit për tema që mund të jenë të pakëndshme për një person, mund të bëhet më i lehtë.
Informata/materiale/ video shtesë mund të gjenden këtu:
PDF „Si të bisedoni me fëmijët tuaj rreth seksit dhe marrëdhënieve“ (anglisht)
Kursi në internet për prindër-fëmijë për informimin dhe edukimin e fëmijëve 9-13 vjeç. Kurs pesëjavor me filma, lojë me role dhe aktivitete të tjera. (anglisht)
Tekst me informata: Kur them, çfarë? Përfshin edhe një film me sugjerime përkatëse për temën (anglisht).
„Të folurit me fëmijët rreth trupit dhe seksualitetit” është bazuar në referencat më poshtë:
1 Landolt, Claudia und Claudia Marinka. 2016. «Wenn die Sexualität erwacht.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Dezember, 2. retrieved 29.11.2017.
https://www.fritzundfraenzi.ch/erziehung/sexualitat/wenn-die-sexualitat-erwacht
Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung Deutschland. Liebevoll begleiten… Körperwahrnehmung und körperliche Neugier kleiner Kinder. Ein Ratgeber für Eltern zur kindlichen Entwicklung vom 1. bis zum 6. Lebensjahr. Broschüre, 10 ff.
Gnielka, Martin. Über Sexualität reden…Ein Ratgeber für Eltern zur kindlichen Sexualentwicklung zwischen Einschulung und Pubertät. Broschüre, ed.: Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung Deutschland.
Landolt, Claudia. 2015. «Pubertät intim- vier Mythen zum Thema Sex.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, November. retrieved 01.12.2017.
https://www.fritzundfraenzi.ch/erziehung/sexualitat/pubertat-intim-vier-mythen-zum-thema-sex
Landolt, Claudia und Claudia Marinka. 2016. «Wenn die Sexualität erwacht.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Dezember. retrieved 29.11.2017.
https://www.fritzundfraenzi.ch/erziehung/sexualitat/wenn-die-sexualitat-erwacht
Public Health Service Wales and Family Planning Association, London. 2012. Advice Sheet 1. How to talk to your children about sex and relationships. retrieved 16.03.2019.
How to talk to your children about sex and relationships
Watzlawick, Paul, Janet H. Beavin und Don D. Jackson.2017. Menschliche Kommunikation – Formen, Störungen, Paradoxien. 13. Aufl. Bern: Hogrefe.