Jepini fëmijës suaj përgjigje të shkurtra dhe të qarta; kjo është e mjaftueshme për shumicën e fëmijëve. Ata kërkojnë përgjigje të menjëhershme për gjërat që mund t’i preokupojnë për momentin. Një fëmijë që do të dojë të dijë më shumë, do të vazhdojë të pyesë dhe të tregojë se është gati të mësojë më shumë për këtë temë.
Përgjigjet shumë të hollësishme dhe thjesht biologjike nuk janë të përshtatshme për fëmijët e kësaj grupmoshe. Meqenëse ata nuk janë ende në gjendje të imagjinojnë shumë gjëra, do të mbingarkoheshin nga shumë detaje.
- Denisi nuk e kupton përgjigjen e nënës së tij dhe rrjedhimisht as nuk ndihet i kuptuar mirë. Kjo nuk mundëson më shumë besim në marrëdhënien prind-fëmijë; përkundrazi, Denisi po dekurajohet nga përgjigjja e saj e pakapshme. Në rastin më të keq, çdo gjë që lidhet me trupin mbetet një enigmë e komplikuar dhe ai nuk guxon të flasë më tej për këtë temë me të.