Asnjëherë nuk është herët të fillohet me edukimin seksual. Ekspertët madje flasin edhe për faktet e edukimit jetësor “që nga lindja”. Sigurisht, seksualiteti nënkupton gjëra të ndryshme, varësisht nga niveli i pjekurisë dhe moshës së fëmijës. Duke marrë këtë në konsideratë, është e mundur për të diskutuar seksualitetin me fëmijët e çdo moshe. Gjëja më e rëndësishme është që tema të trajtohet në një mënyrë të përshtatshme për moshën.
Lexoni më shumë
0-2 vjeç: Foshnjat lindin me një nevojë të lindur për kontakt trupor dhe butësi. Ato përjetojnë botën, të udhëhequr nga kjo nevojë. Foshnjat nga mosha 3 muaj e tutje buzëqeshin ose duken veçanërisht të gëzuar kur stimulojnë vetveten. Mos u befasoni: edhe djemtë shumë të vegjël mund të kenë ereksion.
E rëndësishme për të jetuar së bashku: Vëmendja fizike është faktori më i rëndësishëm për zhvillim pozitiv të fëmijës suaj: përkëdheljet e buta, mbajtja në krahëror dhe fjalët me dashuri, i bëjnë fëmijët tuaj të përjetojnë trupin e tyre dhe u japin atyre një ndjenjë sigurie dhe besueshmërie.
2-4 vjeç: Ka një interes në rritje në sekrecionet trupore. Prej nga vijnë «shurra» dhe «kaka»? Fëmijët vërejnë dallimet gjinore dhe shumë prej tyre bëjnë tashmë pyetje rreth seksit. Ata duan ta hulumtojnë trupin e tyre dhe ta krahasojnë atë me të të tjerëve.
E rëndësishme për të jetuar së bashku: Ju lutemi emëroni organet gjenitale. Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë të shprehen dhe të bëjnë pyetje. Fjalët si «penisi» ose «vagina» mund të përdoren në fjalorin e përditshëm pa qenë të pakëndshme për fëmijët. Ofrojuni fëmijëve tuaj vende të përshtatshme që të tërhiqen për aktivitetet e «lojës së mjekut»; kurioziteti seksual është pjesë e një zhvillimi të shëndetshëm.
5-8 vjeç: Pyetjet rreth shtatzënisë, mbarësimit dhe parandalimit dalin në sipërfaqe. Fëmijët gjithashtu duhet të përgatiten për fillimin e pubertetit, pasi menstruacionet për shumë vajza fillojnë në moshën 8 ose 9 vjeçare.
E rëndësishme për të jetuar së bashku Shpjegoni aktin seksual në një mënyrë të përshtatshme për fëmijë, por me çiltërsi: Bebet rriten në stomakun e Mamit. Për këtë qëllim, penisi i Babit duhet të shkojë në vaginën e Mamit. Një farë e vogël nga penisi kombinohet me një vezë në barkun e Mamit dhe një fëmijë rritet prej saj! »Jini të përgatitur që fëmija juaj ta konsiderojë këtë qesharake apo të mund të reagojë ndaj kësaj me neveri. Tregoni mirëkuptim. Librat e përshtatshëm mund të jenë të dobishëm për të zhvilluar dhe mbështetur një bisedë të tillë.
9-11 vjeç: Në këtë moshë, fëmijët tashmë kanë fituar njohuri të gjerë rreth temës së seksualitetit.
E rëndësishme për të jetuar së bashku Fëmijët në këtë grupmoshë nuk e pranojnë lehtë injorancën e tyre për këtë çështje. Pyetni për atë që fëmija juaj di dhe nuk di dhe plotësoni ndonjë boshllëk të njohurive. Përfitoni nga kjo mundësi për të korrigjuar çdo keqkuptim dhe informacion të gabuar që fëmija juaj mund ta ketë marrë. Në rastin ideal, fëmijët do të hapen dhe do t’ju bëjnë pyetje rreth çështjeve për të cilat ata janë më të shqetësuar për momentin.
Kjo çon në krijimin e besimit dhe ndjenjës nga ana e fëmijës: Unë mund t’i pyes prindërit për çfarëdo gjëje që më intereson.
«Zhvillimi seksual i fëmijës karakterizohet nga përvojat dhe ngjarjet që, thënë saktësisht, nuk janë të natyrës seksuale: afërsia, dashuria, kontakti fizik nga personat e tjerë të rëndësishëm, japin kontribut vendimtar që fëmijët të ndihen në qetësi me trupat e tyre dhe të vendosin kufijtë e duhur për të shmangur gjërat që nuk u pëlqejnë. Ata që ndihen të sigurt, po ashtu do ta trajtojnë me vetëbesim seksualitetin e tyre»1
Në përgjithësi: Sa më shpesh që bisedohet tema e seksualitetit, aq më të natyrshëm dhe të relaksuar do të ndiheni kur diskutoni temën!