Ngacmimi

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi

Ju keni vënë re se sjellja e birit tuaj 10-vjeçar, Gjonit, ka ndryshuar shumë gjatë javëve të fundit. Ai nuk dëshiron të shkojë më në shkollë dhe rregullisht ankohet në mëngjes për dhimbje në stomak dhe të vjella. Ai nuk është ftuar në asnjë festë ditëlindjeje këtë vit, edhe pse vitin e kaluar kishte marrë shumë ftesa të këtilla për festa ditëlindjesh. Ju dyshoni se Gjoni mund të jetë i ngacmuar nga shokët e shoqet e tij të klasës.

Si reagoni ju?



Nëse dyshimet tuaja në lidhje me ngacmimin e fëmijës suaj janë të vërtetuara, ju duhet të veproni menjëherë.

Kjo është ajo që mund të bëni:

  • Rastet e ngacmimit në shkollë duhet të zgjidhen aty ku lindin. Flisni me mësuesin e fëmijës suaj, me një punonjës social ose një këshilltar shkolle për shqetësimet tuaja. Pyetni mësuesin ose zyrtarët e shkollës se si ata propozojnë të trajtohet ky rast i ngacmimit. Njerëz të tjerë që mund t’i konsultoni gjithashtu përfshijnë drejtorin e shkollës ose psikologun e shkollës.
  • Bëjani të qartë fëmijës suaj: “Ne do ta kërkojmë një zgjidhje për këtë çështje për aq kohë sa do të duhet, për t’u siguruar që ti përsëri do të ndihesh mirë “.
  • Sigurohuni që aspektet e kënaqshme dhe pozitive të jetës së përditshme të fëmijës suaj të mos ndikohen negativisht. Është e rëndësishme që ai të ndihet kësisoji: “mbështetem nga njerëz që më duan dhe më vlerësojnë dhe që kanë dëshirë të jenë me mua. Unë jam i rëndësishëm për këta individë, dhe kjo më forcon. Pavarësisht gjithçkaje, ka ende shumë gjëra në jetën time me të cilat unë mund të kënaqem.”

„Të folurit me fëmijët rreth ngacmimit” është bazuar në referencat më poshtë: 

1 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 3

2 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 44

3 Gordon, Thomas. 2012. Familienkonferenz. Die Lösung von Konflikten zwischen Eltern und Kind. 3. Aufl. München: Heyne, 143 ff

Gordon, Thomas. 2012. Familienkonferenz. Die Lösung von Konflikten zwischen Eltern und Kind. 3. Aufl. München: Heyne.

Grolimund, Fabian. 2016. «… und alle schauen weg.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, September, 11-27.

Grolimund, Fabian und Stefanie Rietzler. 2016. «Mein Kind wird gemobbt. Und jetzt?» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, September, 32-33.

Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 25 ff.

Watzlawick, Paul, Janet H. Beavin und Don D. Jackson.2017. Menschliche Kommunikation – Formen, Störungen, Paradoxien. 13. Aufl. Bern: Hogrefe.

Zimet, Nadine. 2015. «Einen Konflikt ohne Strafe austragen- ein Beispiel.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Dezember. retrieved 22.03.2019.
https://www.fritzundfraenzi.ch/erziehung/elternbildung/einen-konflikt-ohne-strafe-austragen-ein-beispiel