Mesazhet me “unë”

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi » Mesazhet me “unë”

< Prapa


Mesazhet me “unë”:

Provoni të dërgoni shpesh mesazhet me “unë“. Në këto mesazhe shprehni ndjenjat, mendimet dhe pritjet tuaja. Një mesazh efektiv me “unë” përbëhet nga tri pjesë:
1. Përshkrimi i sjelljes (së papranueshme)
2. Ndjenjat e prindit / dërguesit
3. Efekti praktik që sjellja e fëmijës ka në prindin / dërguesin

Sjellja është ajo që fëmija juaj bën ose thotë. Jepni një përshkrim të thjeshtë të sjelljes së papranueshme. Kini kujdes: mos e gjykoni / vlerësoni, as interpretoni këtë sjellje.

Në hapin e dytë, vlerësoni ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje. Cilat janë ndjenjat e mia? Ju duhet t’i komunikoni sinqerisht. Për të qenë të sinqertë dhe për të mos fshehur emocionet dhe ndjenjat, kërkohet përpjekje e madhe. Në këtë mënyrë, fëmija juaj mund ta kuptojë se kjo sjellje nuk është e pranueshme, dhe se ajo duhet të ndryshojë.

Fëmija juaj duhet ta dijë pse sjellja e tij/saj është problem dhe e papranueshme. Po kështu, duhet t’ia komunikoni pasojat konkrete dhe praktike të kësaj sjelljeje. Për më tepër, kjo sjellje e papranueshme shkakton efekte të tjera negative (humbje kohe ose parash, më shumë punë për ju, pengesë për të bërë gjëra të tjera që ju pëlqejnë apo duhet t’i bëni, etj.).

Mbani mend:
Mesazhi me “unë” = sjellja + ndjenjat + efekti

Këtu  i gjeni disa detyra për t’i praktikuar mesazhet tuaja me “unë”.