Ka diçka që nuk shkon. Të lutem, me trego çfarë po ndodh.
Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi » Ka diçka që nuk shkon. Të lutem, me trego çfarë po ndodh.Ideja e diskutimit të çështjes me Gjonin është dukshëm më e mira. Megjithatë, duhet të keni kujdes të mos e vini birin tuaj në një pozicion mbrojtës dhe ta shmangni ndjenjën e tij të detyrimit për të arsyetuar veten. Edhe këshillat e mirëmenduara, si: “Mos e merr shumë për zemër”, nuk do ta ndihmojnë Gjonin shumë nëse ai është me të vërtetë duke u ngacmuar.
Mundohuni ta arrini fëmijën tuaj me komunikim të hapur, komunikim jo të dhunshëm ose mesazhe me “unë”.
Ju mund të gjeni këtu këshilla të veçanta për komunikimin me fëmijën tuaj lidhur me ngacmimin.