Detyrat e shtëpisë

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Detyrat e shtëpisë

Pas një dite të gjatë në shkollë, Mariami, vajza juaj 9-vjeçare, bindet pa dëshirë për t’i përfunduar detyrat e shtëpisë. Pasi u përpoq për një kohë dhe pasi nuk arriti për të zënë hapin, ajo është tërësisht e irrituar dhe dëshiron t’i lë ato1.

Kush nuk e njeh këtë situatë? Në shumë familje, problemet e detyrave të shtëpisë janë shpesh çështjet konfliktuoze numër një. Prindërit që dëshirojnë t’i nxisin dhe t’i shtyjnë përpara fëmijët e tyre, duan që ata t’i kryejnë detyrat e shtëpisë si duhet. Detyrat e shtëpisë konsiderohen si mundësi të rëndësishme të të mësuarit, të cilat fëmijët nuk duhet t’i anashkalojnë. Sidoqoftë, nxënësit shpesh nuk janë të vullnetshëm që t’i kushtojnë shumë kohë të mësuarit akademik jashtë shkollës. Ata mund të mos i kuptojnë plotësisht detyrat dhe obligimet. Veç kësaj, ata nuk janë në gjendje të kërkojnë ndihmë nëse të dy prindërit janë në punë, ndërsa prindërit që duan të ndihmojnë shpejt kthehen në “mësues asistentë”. Kështu, ata i kontrollojnë, ua kujtojnë dhe vendosin sanksione ndaj fëmijëve të tyre, nga shqetësimi se detyra mund të mos përfundojë ose të bëhet gabimisht. Si duhet të veprojnë prindërit në një situatë të tillë?

Zgjedhni nga këto reagime të mundshme, shihni se si gjërat mund të vazhdojnë dhe shihni sugjerimet që kemi për ju!



Këshilla dhe strategji për t’u marrë me çështjet e diskutueshme të “detyrave të shtëpisë” “

Delegoni përgjegjësinë! Detyrat e shtëpisë janë një çështje mes mësuesve dhe nxënësve. Si prindër, shpesh mund të ushtroni pa vetëdije presion mbi fëmijët tuaj, sepse ndiheni përgjegjës për të ardhmen e tyre profesionale dhe gjithçka që ka lidhje me të. Mos u përfshini në betejë për pushtet, por delegoni përgjegjësinë për përfundimin e detyrave të shtëpisë te fëmijët tuaj. Në këtë mënyrë, ata mësojnë të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të bëhen më me vetëbesim në këtë proces. Sjellja dhe veprimi i përgjegjshëm është me rëndësi jetike për fëmijët tuaj si qytetarë të ardhshëm, të pavarur në një shoqëri demokratike.

Kur detyrat e shtëpisë marrin shumë kohë… Kjo mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Ndoshta detyrat janë të paqarta, ose nxënësit kanë keqkuptuar diçka. Megjithatë, fëmijët herë pas here kërkojnë vëmendjen e dobishme të prindërve të tyre, duke kuptuar se “kur kam vështirësi, prindërit e mi do të vijnë dhe do të ma kushtojnë kohën dhe vëmendjen”. Prapëseprapë, shumë fëmijë janë të mbingarkuar me detyrat e shtëpisë dhe kështu bëhen të dekurajuar dhe të irrituar. Mundohuni të kuptoni shkakun për kohën e tepërt të shpenzuar për detyrat e shtëpisë, pastaj veproni në përputhje me rrethanat.

Ndërprerjet e vogla janë thelbësore! Nëse mendoni se fëmijët tuaj duken shpesh të irrituar me detyrat e shtëpisë ose të mbytur me një mori detyrash pa një plan pune, duhet ta zhvilloni një orar detyrash së bashku me fëmijët tuaj. Mos e mbivlerësoni aftësinë e tyre për t’u përqendruar dhe planifikoni ndërprerje të shkurtra në orarin e punës së fëmijëve tuaj.

Detyrat e shtëpisë si shtytës për konflikte të tjera? A ndihen fëmijët tuaj të trajtuar padrejtësisht nga mësuesit e tyre? A ka probleme në shkollë? A ndihen fëmijët tuaj të keqkuptuar? Çështjet me detyrat e shtëpisë mund të lindin edhe për arsye të tjera. Kushtoni kohë për të kuptuar ndjenjat e fëmijëve tuaj dhe merrni seriozisht ato. Ju mund të gjeni sugjerime të dobishme dhe me vend në seksionin  “komunikimi i hapur”.

Bisedoni me mësuesit e fëmijëve tuaj! Nëse mendoni se fëmijët tuaj kërkojnë shumë kohë për detyrat e shtëpisë ose nëse ka çështje të tjera që lidhen me detyrat e shtëpisë, kontaktoni drejtpërdrejt mësuesit e tyre dhe diskutoni me kohë pyetjet dhe çështjet tuaja. Kështu, pasiguritë mund të adresohen para se fëmijët tuaj të bien në dëshpërim për detyrat e tyre dhe të lindin konflikte më të mëdha në shtëpi.

“Të folurit me fëmijët rreth detyrave të shtëpisë” është bazuar në referencat më poshtë: 

1 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 33 ff.

2 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 32.

3 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 44.

Braun, Liselotte. 2017. “Knatsch bei den Hausaufgaben- das muss nicht sein.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, April, 18-19.

Council of Europe. 2016. Competences For Democratic Culture. Living together as equals in culturally diverse democratic societies. Strasbourg: Council of Europe Publishing, 41 f.

Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 25 ff.