Trajnim për komunikim të hapur

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Detyrat e shtëpisë » Trajnim për komunikim të hapur

< Prapa < Prapa te Ngacmimi < Prapa te Nxjerrja e zemërimit


Trajnim për komunikim të hapur

Këtu do të gjeni situata të ndryshme të jetës së përditshme me fëmijët. Në çdo rast, jepen dy reagime të ndryshme prindërore. Paramendoni se si do të vazhdojë ndërveprimi në përputhje me reagimin e deklaruar prindëror dhe shkruajeni.

Pastaj, reflektoni mbi ndërveprimet me ndihmën e pyetjeve të mëposhtme: Cili reagim prindëror çon në të kuptuarit më të mirë të fëmijës dhe situatës së saj? Si mund të gjejë fëmija një zgjidhje për problemin / situatën e saj? Si mund ta udhëheqë prindi fëmijën nëpër ndjenjat e nevojat e saj? Cili reagim prindëror çon në konflikt?

Në darkë 2
Samanta 4-vjeçare, nuk dëshiron të hajë. Ajo vetëm çukit në patatet e saja

A: “Samanta, mos u bën ashtu si mbretëreshë drame! Haji patatet tuaja, ose do të shkosh në shtrat pa tregimin e gjumit”. Nëna flet me zë të lartë, me gishtin e ngritur, paralajmërues. B: “Unë po e shoh se ti vetëm po çukit në ushqimin tënd dhe po shikon në pjatën tënde. Ti gjithashtu the se nuk do asgjë. Mendoj se je vetëm e lodhur dhe jo e uritur. A kam të drejtë?”
Si do të vazhdonte ky ndërveprim? Si do të vazhdonte ky ndërveprim?

Të zgjuarit në mëngjes 3
Olivia 10-vjeçare mbetet në shtrat dhe shpjegon: “Nuk mund të shkoj në shkollë sot.” Pas tri thirrjeve për t’u zgjuar, ajo ankohet: “Lërmë të qetë! Është e dhimbshme!”

A: “Ti nuk dukesh e sëmurë, kështu që dil nga shtrati yt. Ne po ashtu duhet të punojmë, edhe kur nuk na pëlqen.” B: (Imagjinoni reagimin në një situatë të komunikimit të hapur: Çfarë do të thoshte nëna?)
Si do të vazhdonte ky ndërveprim? Si do të vazhdonte ky ndërveprim?

Koha e ushqimit
Stivi është 14 vjeç. Për dy javë, ai ka refuzuar të hajë darkë me pjesën tjetër të familjes së tij, duke pohuar: “Unë nuk jam i uritur!” Tani, babai i tij dëshiron që ai ta ndryshojë këtë sjellje.

 

A: “Përderisa jeton me ne në shtëpinë tonë, ti duhet t’u bindesh rregullave tona. Dhe një nga rregullat thotë se ne hamë darkë së bashku. Tash, bashkangjitu me ne dhe zëre vendin tënd në tavolinë!” B: (Imagjinoni një reagim në një situatë të komunikimit të hapur: Çfarë do të thoshte babai?)
Si do të vazhdonte ky ndërveprim? Si do të vazhdonte ky ndërveprim?