Të lutem përqendrohu

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Detyrat e shtëpisë » Të lutem përqendrohu

< Prapa


 

Nëse reagoni në këtë mënyrë, si nëna e saj, konflikti është i pashmangshëm. Mariam nuk po ia del me detyrat e saj të shtëpisë dhe, për më tepër, ajo e gjen veten të ballafaquar me qortimet tuaja. Ajo ndihet e keqkuptuar, ndërsa ju ndoshta nuk do ta duroni qëndrimin negativ dhe ngurrimin e saj. Ky konflikt mund të shmanget nëse do të përpiqeni t’i kundërviheni zemërimit të Mariamit me “komunikim të hapur”. Lexoni më shumë rreth komunikimit të hapur këtu.

Si mund ta “hapim” komunikimin tonë?

Së pari: Tregoni fëmijës suaj atë që keni kuptuar ose nxjerrë nga mesazhi i saj. Përmbahuni nga interpretimi i mënyrës së saj të të folurit dhe të vepruarit. Vetëm jepni informata kthyese në lidhje me atë që keni dëgjuar ose parë.

Së dyti: Duhet të bëni një përpjekje për t’i komunikuar hapur ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe nevojat tuaja. Kini kujdes, mos i shprehni ato në mënyrë të nënkuptuar.

Së treti: Jepuni kohë të mjaftueshme dialogjeve dhe komunikimit në përgjithësi, duke i treguar kështu fëmijës suaj: “Ti je e rëndësishme për mua. Unë jam e interesuar për ty, për mendimet, emocionet, jetën tënde.” Kjo nxit një ndjenjë të thellë pranimi dhe mbështet vetëbesimin e fëmijës suaj.