Kontrollimet e fshehta dëmtojnë lidhjen e besimit, që normalisht ekziston midis prindërve dhe fëmijëve. Nevoja për fshehtësi personale rritet sidomos gjatë pubertetit, dhe kontrolli i gjërave personale të vajzës suaj ka shumë të ngjarë të jetë shkaku i reagimit të saj me indinjatë. Në vend të kësaj, qëndroni të qetë edhe kur e keni të vështirë ta bëni këtë. Mundohuni së pari të zbuloni nëse vajza juaj me të vërtetë ka marrë drogë. Thjesht pyetni drejtpërdrejt Sofian dhe ballafaqojeni atë me shqetësimet tuaja në formën e mesazheve në vetën e parë.
Nëse dyshimi juaj është konfirmuar, përpiquni ta sqaroni nëse konsumimi i drogës pasqyron një „të provuar“ të një të riu dhe testim të kufijve. Nëse është kështu, nuk duhet të reagoni tej mase, por shpjegoni qartë qëndrimin tuaj dhe tregoni rreziqet e përdorimit të drogës
Nëse Sofia nuk mund t’i rezistojë më drogës dhe nëse konsumimi i drogës supozohet t‘i ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të saja personale, ajo mund të jetë në rrugë drejt varësisë.
Nëse ky do të ishte rasti, ju duhet të kërkoni një specialist (p.sh. një mjek personal ose një specialist nga qendra lokale e parandalimit të varësisë). Për më tepër, është e rëndësishme ta bindni vajzën tuaj për përfitimin nga një konsultim i tillë. Gjithashtu mund të jetë e dobishme t’i jepni asaj një mundësi të flasë me një specialist ballë për ballë.
Është absolutisht e domosdoshme që të kërkoni ndihmë profesionale nëse:
- vëreni se fëmijët tuaj janë në rrezik të bëhen kriminelë,
- ndodhin aksidente,
- shkolla kërcënon me dëbim, apo
- shkolla ose punëdhënësi insiston në trajtim.
Këtu mund të gjeni këshilla / sugjerime për një bisedë rreth drogës …