Këshilla e sugjerime të rëndësishme për bisedë rreth drogave
Planifikoni qëllimisht dhe lejoni kohë të lirë për të dëgjuar fëmijët tuaj dhe angazhohuni në bisedë me njëri-tjetrin. Përpiquni të merrni pjesë kështu në jetën e fëmijëve tuaj, duke u treguar atyre: “Ti je e rëndësishme për mua dhe për mua është e rëndësishme që të jesh mirë dhe e sigurt”
Nëse dyshoni se adoleshentët tuaj konsumojnë drogë të paligjshme, organizoni bisedë të qetë pa stres. Mendoni paraprakisht se cilat pika doni t‘i diskutoni dhe çfarë doni të mësoni
Nëse prisni të merrni përgjigje të hapura dhe të ndershme, ju duhet të përmbaheni nga të zënit ngushtë të adoleshentëve tuaj me akuza dhe fjalë plot indinjatë. Për shkak të shumë ndryshimeve fizike dhe emocionale në jetën e adoleshentëve, ata tashmë ndihen të pasigurt dhe, në këtë mënyrë, reagojnë veçanërisht irritueshëm ndaj qortimeve të prindërve të tyre. Është tejet e rekomandueshme që të komunikoni përmes mesazheve me “unë”, që ju ndihmojnë të ndani me ta vrojtimet dhe ndjenjat tuaja, dhe të fokusoheni në efektet e veprimeve të tyre.
Informohuni dhe edukohuni për përdorimin e drogës dhe pasojat e saj në përgjithësi, dhe në veçanti për llojet e drogave që fëmijët tuaj (potencialisht) mund t‘i marrin. Padituria juaj vetëm mund ta nxisë frikën.
Në të folurit lidhur me drogat, duhet të tregoni qartë pozicionin dhe qëndrimin tuaj: Përdorimi i drogës mund të ketë efekte shumë të dëmshme për shëndetin tuaj, veçanërisht në shëndetin e adoleshentëve. Nën ndikimin e drogës, njeriu mund të bëjë gjëra që nuk do t‘i bënte në gjendje normale dhe për të cilat më vonë mund të pendohet.
Përveç kësaj, është e rëndësishme që t‘i njohim qartë dhe të mendojmë për zakonet tona të konsumimit. Mos i shmangni diskutimet në lidhje me këtë dhe njihni pozicionin tuaj si një model. Jepni shembull: zbusni konsumimin tuaj të alkoolit dhe, nëse jeni duhanpirës, ndaloni pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura ose makina.
Arritja e një marrëveshjeje me adoleshentët është shumë më efektive se kërcënimet dhe britmat (p.sh. përpiquni të pajtoheni për një periudhë përmbajtjeje nga konsumimi). Mos prisni shumë nga adoleshentët tuaj, megjithatë. Nëse merrni informata për zakonet e tyre të konsumimit, kjo mund të mjaftojë për momentin.
Përqëndrojeni vëmendjen tuaj në biseda tjera dhe jo vetëm në konsumimin e drogës. Në çdo fazë të jetës, megjithëse shumë vështirë, ka ende diçka të bukur që lidh prindërit dhe fëmijët.
Nëse nuk jeni në gjendje të depërtoni tek adoleshentët tuaj dhe keni frikë se zakonet e tyre të drogës mund të përshkallëzohen, ju duhet të kërkoni ndihmën e ekspertëve. Kjo mund të përfshijë mjekun tuaj personal, por edhe specialistë nga qendrat e këshillimit dhe trajtimit të varësisë.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.AgreePrivacy policy