Orientimi në karrierë

Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Orientimi në karrierë

Qëllimi i zgjedhjes së karrierës për të rinjtë është gjetja e një profesioni që i përshtatet më së miri interesave dhe aftësive të tyre. Të rinjtë që kanë gjetur një punë të përshtatshme janë më të kënaqur dhe më produktivë, kanë rrezik më të vogël të papunësisë, janë më të qëndrueshëm dhe më pak të prirur për të ndërruar profesionet. Këto janë parakushte të rëndësishme për rritjen personale dhe zhvillimin e një personaliteti të pavarur. Qytetarët autonomë, siç janë këta, janë shumë të rëndësishëm për demokracitë e gjalla. Vetëm ata që janë të informuar dhe të angazhuar mund të marrin vendime të pavarura dhe të përgjegjshme për të jetuar në bashkëjetesë demokratike.

Jadoni, biri juaj 15-vjeçar, po fillon vitin e tij të fundit të arsimit të detyrueshëm. Në takimin informues me prindër, mësimdhënësi thekson rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të karrierës së nxënësve, duke përfshirë mbështetjen e prindërve për fëmijët e tyre. Ai i inkurajon të gjithë që ta diskutojnë temën në shtëpi dhe brenda familjes, po ashtu. Ju e shihni se Jadoni nuk flet vetë për temën e zgjedhjes së karrierës. Prandaj, ju vendosni ta angazhoni atë në një bisedë rreth saj. Por, si do të ketë sukses një bisedë e tillë?

Zgjedhni nga opsionet në vijim:



Disa rregulla të thjeshta:

  • Përfshihuni, por mos mbani kontroll.
  • Këshilloni, por mos vendosni.
  • Mbështetni, por mos mbizotëroni. 1

Informata/materiale/video të mëtutjeshme mund të gjenden këtu:
QQualifaX : Baza e të dhënave për edukimin e mëtejshëm dhe të lartë në Irlandë (Departamenti i edukimit dhe shkathtësive, Irlandë)

“Të folurit me fëmijët rreth orientimit në karrierë” është bazuar në referencat më poshtë

1 Qualifax, the national learners’ database. The Parent’s Role in Career Selection: How important is the role of the parent in the career guidance process? Database for further and higher education in Ireland (Department of Education and Skills, Ireland) retrieved 19.03.2019.
http://www.qualifax.ie/index.php?option=com_content&view=article&id=179&Itemid=207

2 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 74 ff

Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt.

Kurz, Susanne. 2014. «Unterstützen- nicht besser wissen!» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Mai, 76-77.

Qualifax, the national learners` database. The Parent’s Role in Career Selection: How important is the role of the parent in the career guidance process? Database for further and higher education in Ireland (Department of Education and Skills, Ireland) retrieved 19.03.2019.
http://www.qualifax.ie/index.php?option=com_content&view=article&id=179&Itemid=207