< Prapa


Është e këshillueshme që ta filloni bisedën në atmosferë të qetë. Në adresimin e kësaj çështjeje të ndjeshme, ju mund të dëshironi të tregoni pikëpamjen tuaj për situatën dhe ndjenjat që ajo ka shkaktuar në ju:

“Kur u ktheve mbrëmë në shtëpi, vinte erë alkooli dhe kanabisi. U frikësova kur të pashë që po lëvizje çrregullt.”

Ju mund të përcillni dhe të përshkruani efektet e mundshme të veprimit të vajzës suaj:

«Drogat mund të kenë një efekt të fortë mospërmbajtjeje, që do të thotë që ti mund të bësh gjëra nën ndikim që përndryshe nuk do t’i bëje dhe për të cilat më vonë mund të pendohesh. Për më tepër, drogat nuk janë të mira për shëndetin tënd, ato mund të krijojnë varësi dhe të shkaktojnë dëmtim të trurit.»

Në këtë mënyrë, ju keni formuluar një mesazh të plotë në vetën e parë (mesazhet me „unë). Informata dhe ushtrime të mëtejme rreth mesazheve me „unë“ mund të gjenden këtu

Si mund të vazhdonte biseda? Këtu do të gjeni më shumë këshilla për një bisedë konstruktive …