MË TREGO

Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Droga » MË TREGO

< Prapa


Nuk është shumë e dobishme ta impononi bisedën duke u bazuar në emocion, pasi me gjasë do të përfundonte me qortime dhe grindje. Ngjashëm, nuk është e këshillueshme që të përpiqeni ta angazhoni në bisedë vajzën tuaj të dehur ose të droguar. Në një moment të tillë, është më mirë t‘i ndani shqetësimet tuaja me vajzën tuaj dhe ta lini një diskutim më të thellë për më vonë. Dërgoni një mesazh me “unë”, që mund të tingëllojë kësisoj:
«Ti je në gjendje të dehur dhe kjo më shqetëson mua. Megjithatë, tani nuk është koha për ta diskutuar këtë.»
Kërcënimet të cilat nuk mund të zbatohen (si në këtë shembull), ose akuzat mund të bëjnë që vajza juaj të bëhet gjithnjë e më kokëfortë dhe të tërhiqet në vete. Me siguri ajo nuk do të dojë të flasë hapur me ju.
Prandaj është mirë të prisni derisa emocionet të largohen paksa, për të filluar një diskutim të qëllimshëm.

Këshilla për një bisedë konstruktive mund të gjenden këtu