Mesazhet destruktive

Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Orientimi në karrierë » Mesazhet destruktive

< Prapa


Mesazhet destruktive2:

Mesazhet dhe deklaratat të cilat mund të provokojnë ndjenja dhe reagime negative në një fëmijë quhen mesazhe destruktive. Ju nuk i respektoni dhe toleroni ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve tuaj kur ndërveproni në këtë mënyrë. Respekti dhe toleranca janë qëndrime themelore demokratike dhe mesazhet e tilla nuk arrijnë t’i përcjellin ato te fëmijët tuaj. Fëmijët juaj mund të përgjigjen me përgjigje të shkurtra, mbrojtëse, duke u ndier të keqkuptuar dhe degraduar. Këto lloj mesazhesh çojnë në konflikte dhe, nganjëherë, ndërprejnë krejtësisht procesin e komunikimit.

Mesazhet destruktive pengojnë fëmijët. Ata nuk janë në gjendje ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë, kur dëgjojnë vetëm mesazhe negative dhe degraduese. Kjo po ashtu i parandalon nga zhvillimi I personaliteve të forta, që përbëjnë themelin e shoqërive demokratike.

Për t’i përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit dhe për të përvetësuar një stil më demokratik, duhet së pari të jeni të vetëdijshëm për praktikat tuaja aktuale të komunikimit. A doni ta bëni këtë? Ju lutemi klikoni këtu dhe shtypni këtë dokument!.