PRAKTIKË NË NJË DYQAN

Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Orientimi në karrierë » PRAKTIKË NË NJË DYQAN

< Prapa


 

Ndër sfidat më të rëndësishme të zhvillimit adoleshent është procesi i pavarësimit nga familja dhe prindërit. Prandaj, zgjedhja e karrierës është një hap kritik, nëse jo më i rëndësishmi, në jetën e një të riu drejt një ekzistence të pavarur dhe të vetëvendosur.

Pasi që ju, si person i rritur dhe prind, jeni plotësisht në dijeni të rëndësisë së këtij vendimi, është shumë e kuptueshme që ju doni ta mbështetni dhe ta këshilloni birin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë, mbani në mend se në fund të fundit është Jadoni ai i cili do të duhet të jetojë me vendimin dhe t’i bartë pasojat e këtij vendimi. Ai do ta ndjekë aspiratën e karrierës në mënyrë më të qëndrueshme dhe rrjedhimisht do të punojë dhe do të mësojë më intensivisht drejt saj, nëse vetë ka vendosur në mënyrë aktive për zgjedhjen e karrierës.

Prandaj, është më e këshillueshme që ta duroni mosveprimin e birit tuaj, edhe pse mund të jetë e vështirë për ju, se sa ta mbushni hendekun me aktivizmin tuaj. Nëse ju ofroni shumë përkrahje për Jadonin, kjo mund të rezultojë madje edhe në kundërreagim të fortë nga ana e tij. Është shumë e mundshme që, tash e tutje, ai të mos ju kushtojë më vëmendje fare për këtë temë.
Për sugjerime dhe këshilla se si ta mbështetni në mënyrë të qetë birin tuaj klikoni këtu