FIKE KOMPJUTERIN

Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Orientimi në karrierë » FIKE KOMPJUTERIN

< Prapa


Të gjithë prindërit duan vetëm më të mirën për fëmijët e tyre. Në lidhje me profesionin e parashikuar të pasardhësve të tyre, shumë prindër e lidhin zgjedhjen e karrierës me status të lartë, punësim të sigurt dhe të ardhura të mira. Dhe shumë besojnë se kjo mund të arrihet vetëm me një diplomë universiteti.

Megjithatë, kërcënimet dhe sjellja patronizuese me siguri nuk janë të dobishme për të bindur Jadonin për nevojën që të diplomojë në shkollë me nota të mira. Prandaj, është e rëndësishme ta krijoni dhe ta mirëmbani një klimë të mirë për diskutime. Kjo gjithashtu i ofron birit tuaj mundësinë për të ushtruar kompetencën e tij demokratike. Në të bërit kështu, ju duhet të përmbaheni nga të ashtuquajturat mesazhe destruktive. Për këshilla dhe sugjerime përkatëse klikoni këtu.

Mundohuni të mësoni rreth interesave të Jadonit dhe aspiratave profesionale në një bisedë të hapur. Pastaj, së bashku mund të ndërmerrni kërkimin për punë të përshtatshme që përputhen me këto pritshmëri.
Këtu mund të gjeni disa këshilla dhe sugjerime të rëndësishme për prindërit që dëshirojnë të mbështetin Jadonin në kërkimin e tij për një profesion të përshtatshëm…