Vajza juaj Marlena (13 vjeçe) duket se ka ndryshuar në ditët e fundit: ajo fantazon, tërhiqet shpesh në dhomën e saj dhe merr shumë mesazhe në telefonin e saj celular. Rastësisht ju dëgjoni një bisedë telefonike midis vajzës suaj dhe shoqes së saj më të mirë, ku Marlena flet për një djalë në shkollë. Ju prireni për të besuar se sjellja e ndryshuar e Marlenës ka të bëjë me pasionin e saj për atë djalë.
Shumë prindër besojnë se diskutimi i seksualitetit me adoleshentët mund të çojë në zgjimin e dëshirave dhe nevojave nga ana e adoleshentëve të tyre. Biseda të tilla mund t’i nxisin adoleshentët me ide të cilat ata mund të dëshirojnë t‘i provojnë. Megjithatë, kjo nuk qëndron. Adoleshentët kanë shumë pyetje në vete dhe shpesh mendojnë për trupin dhe seksualitetin e tyre. Për më tepër, studimet shkencore kanë treguar se adoleshentët e informuar mirë kanë më pak seks të pambrojtur, më pak raste të shtatzënive të paplanifikuara dhe se, në përgjithësi, marrëdhëniet e tyre të para seksuale ndodhin në moshë më të vonshme.
Si do të merreni me vajzën tuaj? Zgjedhni njërin nga opsionet dhe klikoni në të.
Këshilla të rëndësishme për bisedë me adoleshentët rreth seksit
- Merrni seriozisht fëmijët tuaj dhe dëgjoni me kujdes dëshirat, frikën dhe pasiguritë e tyre. Kjo përforcon një marrëdhënie të mirë.
- Tregojini bijës ose birit tuaj se ju e dëgjoni, veçanërisht në lidhje me temën e marrëdhënieve seksuale.
- Përkrahni dhe inkurajoni fëmijët tuaj, që ata të mos detyrohen lehtë për ndonjë gjë. Edhe pse shumica e miqve të tyre me gjasë tashmë kanë pasur marrëdhënie seksuale, ekzagjerimet nuk janë askund më të shfrenuara sesa kur bëhet fjalë për përvojat seksuale.
- Siguroni fëmijën tuaj: Seksualiteti më tepër është përmbushje që vjen me pjekuri dhe përvojë të shtuar. Kjo mund ta lehtësojë stresin dhe ta zvogëlojë presionin e shokëve në lidhje me përvojën e parë seksuale të një fëmije.
- Diskutoni në kohën e duhur me adoleshentët tuaj për kontraceptimin. Prezervativët janë kontraceptivët e vetëm që parandalojnë edhe shtatzënitë e paplanifikuara edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
- Bija apo biri juaj ndoshta mund të kënaqet duke lexuar një libër të përshtatshëm për moshën lidhur me edukimin seksual, një broshurë ose një roman në lidhje me temën e dashurisë së parë dhe pubertetit.
Si ta diskutoj seksin me fëmijën tim? Këtu mund të gjeni informata/materiale/video shtesë:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=fGoWLWS4-kU
Rekomandim i librit: There’s No Place Like Home… for sex education (Mary Gossart). Këshilla dhe strategji për diskutime dhe edukim seksual në shtëpi.Çdo gjë që duhet të dini për shëndetin seksual dhe edukimin seksual:
https://www.plannedparenthood.org/planned-parenthood-pacific-southwest/local-education-training/parenting-programs
https://www.plannedparenthood.org/learn/parents/sex-and-sexualityÇdo gjë që duhet të dini për shëndetin seksual dhe edukimin seksual
https://www.youtube.com/user/plannedparenthood/featuredFilma të animuar për adoleshentët dhe prindërit, rreth temës
http://amaze.org/Lexim i rekomanduar për temën e edukimit seksual
http://birdsandbeesandkids.com/sex-education-resources-parents-kids
“Të folurit me fëmijët rreth seksit dhe dashurisë” është bazuar në referencat më poshtë:
1 Gnielka, Martin. Über Sexualität reden…Ein Ratgeber für Eltern zur kindlichen Sexualentwicklung zwischen Einschulung und Pubertät. Broschüre, ed.: Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung Deutschland, 43.
Gnielka, Martin. Über Sexualität reden…Ein Ratgeber für Eltern zur kindlichen Sexualentwicklung zwischen Einschulung und Pubertät. Broschüre, ed.: Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung Deutschland.
Marinka, Claudia. 2016. «Eltern, bleibt gelassen!» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Dezember. retrieved 29.11.2017.
https://www.fritzundfraenzi.ch/erziehung/sexualitat/eltern-bleibt-gelassen
Landolt, Claudia und Claudia Marinka. 2016. «Wenn die Sexualität erwacht.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Dezember. retrieved 29.11.2017.
https://www.fritzundfraenzi.ch/erziehung/sexualitat/wenn-die-sexualitat-erwacht
National Parent Teacher Association, Chicago. 2002. Talking with kids. A Parent’s Guide to Sex Education. retrieved 20.03.2019.
https://files.eric.ed.gov/fulltext/ED470698.pdf
Public Health Service Wales and Family Planning Association, London. 2012. Advice Sheet 1. How to talk to your children about sex and relationships. retrieved 16.03.2019.
http://www.wales.nhs.uk/sites3/documents/485/factsheet1_howtotalkchildrenaboutsre.pdf