< Prapa


Kërcënimet, leksionet morale dhe insinuatat nuk janë të favorshme për të nxitur klimë të besueshme për dialog të hapur mes jush dhe bijës suaj. Duhet të mësoheni me faktin që bija juaj fillon të bëjë jetë të pavarur gjatë pubertetit, e cila gjithashtu përfshin një jetë dashurie. Edhe nëse e keni të vështirë t‘i tregoni bijës suaj se jeni gjithmonë aty për të gjatë kohëve të turbullta të pubertetit me luhatjet e disponimit të saj, mbështetja juaj është pikërisht ajo që i nevojitet asaj si adoleshente në pubertet. Qëndroni në prapaskenë dhe gjithmonë jini të gatshëm për biseda. Inkurajoni bijën tuaj që t‘i dëgjojë ndjenjat e saj lidhur me atë se kur ajo është e gatshme të përfshihet në seks për herë të parë.

Shqetësimet e shumë prindërve në lidhje me jetën seksuale të fëmijëve të tyre janë të panevojshme. Megjithëse disa nga adoleshentët kanë përjetuar marrëdhënien e parë seksuale në moshë më të hershme (10% kanë pasur marrëdhënie seksuale para moshës 14 vjeçare1), një e treta e 17-vjeçarëve nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale. Për më tepër, është i gabuar supozimi që seksi dhe dashuria për adoleshentët nuk shkojnë së bashku më. Më shumë se kurrë, të miturit e sotëm dëshirojnë të kenë përvojën e tyre të parë seksuale me një person që i besojnë dhe për të cilin ata kanë ndjenja të forta. Më tutje, shumë adoleshentë janë plotësisht të vetëdijshëm për mundësinë që edhe aktivitetet e marrëdhënieve «të herës së parë» mund të rezultojnë me një shtatzëni dhe për këtë arsye ata përdorin kontraceptim të sigurt. Sidoqoftë, në bisedë me adoleshentin tuaj, ju duhet qëllimisht të adresoni temën e kontracepcionit dhe parandalimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Çfarë lloje të metodave kontraceptive ekzistojnë? Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tyre? Jepuni fëmijëve tuaj edhe mundësinë për t‘u informuar vet, qoftë përmes shërbimeve të këshillimit, vizitës te mjeku, ose faqeve të besueshme të internetit.

Besojini bijës suaj ose birit tuaj dhe mos u ndieni të shqetësuar nga frika dhe paragjykimet e paqarta rreth «rinisë së sotme».