Vendosja e rregullave së bashku
Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Përdorimi i medias » Vendosja e rregullave së bashkuVendosja e rregullave së bashku2
Ndalimi i përgjithshëm i përdorimit të medieve (interneti, televizioni, telefoni i mençur, etj.) nuk është i këshillueshëm dhe me siguri nuk është i zbatueshëm në mënyrë strikte. Media është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe pos rreziqeve, ofron edhe shumë përfitime, të tilla si mundësi të të mësuarit, kontakte me miqtë, lojë dhe argëtim, informacion, shpjegime, dhe kështu kontribuon në themelin e shoqërive tona demokratike.
Prandaj, është e rëndësishme të biem në ujdi mbi rregullat e përbashkëta për përdorimin e medieve. Këto rregulla janë të përcaktuara në një marrëveshje të përbashkët, e cila është lehtësisht e arritshme për të gjithë (p.sh. e ngjitur në derën e frigoriferit). Përfshini adoleshentët tuaj në diskutimin e pikave të mëposhtme. Negociojeni një pozicion të përbashkët dhe regjistrojeni atë me shkrim. Pasojat e mundshme të shkeljes së ndonjë rregulli të veçantë duhet po ashtu të figurojnë me shkrim. Ashtu si çdo kontratë tjetër, kjo marrëveshje mbi mediet duhet të nënshkruhet nga të gjitha palët dhe ta ketë vendin dhe datën.
Në mënyrë të veçantë, si do të dukej një kontratë e tillë? Këtu do të gjeni një kontratë model për përdorimin e telefonave të mençur.
Më poshtë, do të gjeni temat e parashtruara në kontratë dhe të nxjerra në një formë të përcaktuar bashkë:
- Korniza kohore: Sa kohë shpenzon në ditë ose në javë duke përdorur mediet (veçanërisht kuptimplote me fëmijët më të rritur). Mundohu t‘i dallosh si më poshtë, nëse është e mundur:
- Media e shtypur
- Shfletimi i internetit
- Loja (duke përdorur internetin / me pajisjet elektronike)
- Biseda në telefon me miqtë / të afërmit
- Bisedat virtuale me miqtë / të afërmit
- Shikimi i filmave apo videove
- Mbrojtja e të dhënave:
- Përmbahuni nga zbulimi i pakujdesshëm i të dhënave tuaja personale
- Të dhënat private, si fotot, kaloji vetëm tek personat e njohur, të besuar. Së pari, gjithmonë mendoje: a mos do të jesh ndoshta i ngacmuar më vonë për përmbajtjen? Nëse je në dyshim, përmbahu nga publikimi / dhënia e këtyre të dhënave.
- Krijoni dhe publikoni të dhënat e të tjerëve (p.sh. fotot, videot etj.) vetëm me pëlqimin e shprehur të këtyre personave.
- Aktivizoni shërbimet e vendndodhjes (p.sh. GPS), Bluetooth ose NFC (Komunikimi i fushës së afërme) kur është e nevojshme.
- Telefonat celularë:
- Mbulimi i shpenzimeve: Kush, sa, për çfarë paguan?
- Instalimi dhe administrimi i aplikacionit: kush është përgjegjës?
- Zbulimi i kodeve dhe aranzhimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve: instalimi së bashku dhe verifikimi herë pas here për të përcaktuar nëse aranzhimet janë ende si duhet..
- Pajtimi për kohën / vendet pa celularë dhe respektimi i institucioneve si kishat, spitalet, etj
- Interneti:
- Përdorni dhe ndryshoni shpesh fjalëkalime adekuate.
- Kur përdorni përmbajtje që rrjedhin nga interneti, diskutoni me fëmijën tuaj në formë të përshtatshme për moshën, mbrojtjen e pronës intelektuale, si dhe mënyrat si t’i citoni burimet në detyra të shtëpisë dhe prezantime.
- Verifikoni rregullisht së bashku aranzhimet tuaja të privatësisë me shërbimet e mesazheve dhe rrjetet sociale.
- Zbatoni ligjet e autorësisë. Mos shpërndani përmbajtje si muzikë, video, etj., të cilat normalisht janë me pagesë.
- IMashtrimet në internet: Nëse fëmijët tuaj janë mashtruar përmes intrernetit (p.sh. blerje ose abonim pa dashje), mos i fajësoni ata dhe përpiquni ta qartësoni situatën së bashku.
- Është e domosdoshme për të marrë miratimin paraprak prindëror për blerjet dhe porositë.
- Video dhe TV:
- Vëreni ofertat televizive të përshtatshme për moshën.
- Asnjë shikim i televizorit anash kur bëni detyrat e shtëpisë ose përfshirje në aktivitete të tjera të përbashkëta si të ngrënit apo biseda.
- Shikoni programet televizive dhe filmat së bashku, si një aktivitet i përbashkët, dhe lejoni individët të zgjedhin me radhë programet për t’i shikuar.
- Games:
- Lojërat e reja dhe panelet e komandimit: mos i fusni pa marrëveshje paraprake apo pa përcjellje prindërore në buxhetin e themeluar mujor.
- Respektoni kufizimet e moshës.
- Prindërit nuk duhet thjesht t‘i mbyllin lojërat e adoleshentëve të tyre pa ua dhënë atyre një mundësi për t’i ruajtur ato.
- Zbatoni kontrollin adekuat të zërit.
- Luani së bashku.
- Prindërit duhet t’ua bëjnë të qartë adoleshentëve të tyre: Nëse diçka duket e çuditshme për ty, ose nëse je i mërzitur për përmbajtje të caktuar, nëse je i tronditur ose i traumatizuar për diçka, nëse ke turp, ose nëse një person i panjohur kërkon nga ti informata tejet personale, të lutem mos ngurro të më kontaktosh mua në çdo kohë.