Si ta fillojmë një bisedë me adoleshentët
Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Përdorimi i medias » Si ta fillojmë një bisedë me adoleshentëtSi ta fillojmë një bisedë me adoleshentët
Një formë e mundshme komunikimi me adoleshentët është t’i angazhoni ata në diskutimet e temave që u interesojnë. Në vend që ta shfryni pakënaqësinë tuaj lidhur me përdorimin e pajisjeve elektronike nga ana e birit apo bijës suaj, tregoni interesim dhe kërkoni qëllimin e përdorimit të medieve nga ana e tyre.
- Për çfarë qëllimi ke nevojë për laptopin, tabletin / telefonin tënd të mençur?
- Cilat lloje të kanaleve të komunikimit i përdor?
- Cilat aplikacione i përdor dhe për çfarë?
- A mund të më tregosh se si fotografitë / tekstet / videot shpërndahen në rrjete të ndryshme?
Angazhoni adoleshentin tuaj në një diskutim rreth përdorimit individual të medieve. Për këtë qëllim, ju dhe fëmija juaj mund të vendosni të mbani ditar të medias1 për një periudhë kohore të caktuar.
- Krahasoni përdorimin tuaj të medieve me atë të adoleshentëve tuaj. Kush e shfrytëzon cilin medium dhe për çfarë qëllimi?
- Çfarë rëndësie kanë këto medie për të dyja palët?
- Kush bezdiset ose shqetësohet nga çfarë? Pse?
- Çfarë lloj dëshirash keni ju dhe fëmijët tuaj?
- Pajtohuni për një agjërim apo pushim nga mediet, të pranueshëm reciprokisht.
Duke mbajtur një ditar të medias, ju mund të forconi njëkohësisht vetërregullimin e fëmijëve tuaj adoleshentë: A mendon se unë po e humb kohën time, apo përdorimi i medieve po më zhvillon personalisht? Në fund të fundit, qëllimi kryesor i edukimit për medie konsiston në të mësuarit e fëmijëve të mi për të përvetësuar një shfrytëzim të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm të medias.
Shfrytëzoni mediet së bashku, duke angazhuar kështu bijtë dhe bijat tuaja në bisedë. Mund t‘i merrni në konsideratë mundësitë e mëposhtme:
- Këqyrni nga afër një nga emisionet tuaja të preferuara televizive, shfaqjet nga jeta reale (reality shows), ose një lojë në internet: si funksionojnë krijuesit e tyre? Cilat objektiva ndjekin programet apo lojërat? Si paraqiten aktorët apo konkurrentët? Si ndikohen shikuesit? A ndodh haptazi apo fshehurazi? Sa të vërteta janë “shfaqjet reale”?
- Së bashku, shfrytëzoni aplikacionet nga telefonat e mençur (p.sh. për përpunimin digjital të fotove, krijimin e videove). Krijimi i diçkaje kuptimplote dhe puna me lojëra dhe aplikacione “të sofistikuara” çon në mënyrë të vetëdijshme tek të marrurit me telefonat e mençur dhe mediet në përgjithësi (p.sh. krijimi i një libri elektronik, romani fotografik). Një tjetër efekt pozitiv i bashkëpunimit midis prindit dhe fëmijëve në krijimin e një produkti digjital është vështrimi kritik i shtuar i përmbajtjes së medias. Nëse e di nga përvoja personale se si bëhet filmi, si përpunohen fotografitë, etj., unë kam një vështrim tjetër të asaj që shoh në internet.
- Kërkimi për gjurmët në rrjet: së bashku me adoleshentët tuaj, kërkoni informacion për veten ose për të njohurit dhe të afërmit tuaj. Diskutoni çfarë keni gjetur dhe çfarë do të thotë ky informacion për individët në fjalë. A janë shkelur të drejtat e privatësisë? Si mund ta mbroj fshehtësinë time personale? Si do të doja ta prezantoj veten në internet? Çfarë lloj informacioni rreth meje nuk duhet të arrijë ndonjëherë në internet?