Të reflektuarit mbi zakonet tona me medie
Living Democracy » Parents » ADOLESHENTËT (13-18 vjeç) » Përdorimi i medias » Të reflektuarit mbi zakonet tona me medieTë reflektuarit mbi zakonet tona me medie
Megjithëse gjithnjë e më shumë mund të ndiheni se bijtë ose bijat tuaja adoleshente nuk i japin më asnjë vlerë mendimeve dhe qëndrimeve tuaja gjatë pubertetit të tyre, ju nuk duhet ta nënvlerësoni ndikimin tuaj në procesin e formimit të opinionit të tyre. Ju keni qenë personi i tyre kryesor i referimit gjatë gjithë viteve të formimit të fëmijëve tuaj, në thelb një busull për t’i mbështetur dhe për t’i udhëzuar përpara. Fëmijët tuaj mësuan dhe mësojnë prej jush se si të orientohen në botë, të dallojnë të drejtën dhe të gabuarën dhe si të bashkëveprojnë me njerëzit e tjerë, median dhe makinat. Ky rol nuk zhduket thjesht brenda natës.
Kështu, ju vazhdoni të përmbushni funksionin e një modeli të rëndësishëm, edhe pse adoleshentët tuaj po fillojnë t’i zvogëlojnë lidhjet në marrëdhënien tuaj prind-fëmijë. Prandaj, është e rëndësishme që prindërit të njohin qëndrimin dhe zakonet e tyre. Këtu, ju keni mundësinë për të dalluar dhe reflektuar mbi sjelljet tuaja të medias. Ndoshta e gjeni vetveten në sjelljen mediale, në dukje “të pamundur” të adoleshentëve tuaj?
Vrojtoni veten tuaj:
- Si komunikoni me njerëz të vërtetë?
- Si komunikoni përmes internetit? A bëni dallim midis këtyre dyjave?
- Kur dhe në çfarë kohe përdorni mediet?
- Sa shpesh i përdorni mediet brenda një dite?
- Sa shpesh e hapni pajisjen tuaj të dorës për ta kontrolluar shpejt motin, e-mailin ose të përgjigjeni në një mesazh në WhatsApp?
- Për çfarë qëllimi i përdorni mediet?
- A merrni në dorë telefonin tuaj gjatë ngrënies apo gjatë bisedave?
- A është i ndezur televizori juaj gjatë aktiviteteve të tjera të kohës së lirë?
- A janë kompjuterët apo pajisjet mobile vazhdimisht të ndezura për të marrë mesazhe?