Nxjerrja e zemërimit

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit

 

Ju jeni duke bërë pazarin me vajzën tuaj 2-vjeçare Celinën, e cila zbulon shumë gjëra interesante si: çokollata, tasa plastike dhe revista. Ajo dëshiron që ju t’i vendosni këta artikuj në karrocë dhe t’i blini. Por ju nuk keni nevojë për këto produkte dhe i thoni asaj që t’i lë ato. Celina pastaj dëshiron që t’i blini tri kuti të biskotave të saja të preferuara. Ju i thoni asaj: “Jo Celina, ne kemi ca nga këto biskota në shtëpi tashmë. Të lutem, vendosi ato përsëri në raft!”. Por Celina nuk bindet dhe këmbëngul që t’ia blini këto biskota. Ajo fillon të nxjerrë një zemërim dhe nuk duket se do të qetësohet së shpejti.

Cili do të ishte reagimi juaj? Ju mund të zgjedhni një nga 4 opsionet e mëposhtme. Ju lutemi, klikoni mbi butonat për të parë se si mund të zhvillohet situata. Ju, po ashtu, do të gjeni shpjegime se pse do të ishte e këshillueshme që të mos reagoni në një mënyrë të caktuar.


“Në rregull vogëlushe. Merri biskotat e tua.”

“Jo Celina, tani ngrihu dhe bëhu vajzë e mirë. Mos u sjell kështu.”

“Qetësohu menjëherë, ose përndryshe… A e sheh shuplakën time?”

“Unë po e shoh se je shumë e zemëruar tash”


Për të marrë sugjerime dhe këshilla të përgjithshme se si të ballafaqoheni me zemërimet e fëmijës suaj, ju lutem klikoni këtu për më shumë informacion!

“Çfarë duhet të di për të komunikuarit me të vegjlit kur ata e nxjerrin zemërimin?”


“Të folurit më fëmijët kur janë të zemëruar” është bazuar në referencat më poshtë:

1 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 32.

2 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 44.

3 Gordon, Thomas. 2012. Familienkonferenz. Die Lösung von Konflikten zwischen Eltern und Kind. 3. Aufl. München: Heyne, 143 ff

Gordon, Thomas. 2012. Familienkonferenz. Die Lösung von Konflikten zwischen Eltern und Kind. 3. Aufl. München: Heyne.

Heueck-Mauss, Doris. 2016. Das Trotzkopfalter. Erziehungs-ABC mit Tipps und Strategien. Richtiger Umgang mit kindlichen Emotionen. 8. Aufl. Hannover: Humboldt, 37 ff.