Komunikimi i hapur

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit » Komunikimi i hapur

< Prapa


Komunikimi i hapur

Komunikimi nuk bëhet vetëm me fjalë. Ne gjithashtu komunikojmë pa fjalë, me gjuhën e trupit (shprehjet e fytyrës, qëndrimin, gjestet). Për më tepër, theksi i zërit ndikon gjithashtu në mënyrën se si njerëzit e kuptojnë mesazhin tonë.

Më tej, 4 aspektet e ndryshme të një mesazhi (informacioni, marrëdhënia, apeli dhe vetëzbulimi) duhet të merren parasysh kur përpiqemi të komunikojmë me sukses.

Përfundim: Nuk është e lehtë për ta transmetuar një mesazh në mënyrën se si dërguesi dëshiron të kuptohet, dhe është akoma më e vështirë për marrësin të dekodojë kuptimin e synuar,

Kështu, është e rëndësishme ta “hapim” komunikimin tonë. Komunikimi i hapur na lejon t’i qartësojmë aspektet e nënkuptuara të një mesazhi dhe siguron që nuk do ta keqkuptojmë njëri-tjetrin. Nganjëherë, edhe dërguesit nuk mund ta dinë qëllimin e vërtetë të një mesazhi ose sjelljeje të komunikuar. Për shembull, foshnjat dhe fëmijët e vegjël të cilët nuk janë në gjendje t’i përballojnë ndjenjat e tyre, kushtet e brendshme dhe nevojat, shpesh nuk kanë aftësinë për t’i komunikuar ato qartë. Prandaj, prindërit ose të rriturit e tjerë duhet t’i gjejnë vetë këto (shembuj: A është fëmija i sëmurë apo i uritur? A është ndonjë gjë që shkakton dhimbjen e saj ose është vetëm e lodhur?). Situata me vajzën 2-vjeçare duket se tregon që ajo nuk është plotësisht e vetëdijshme me nevojën që ka. Kështu, është sfidë e juaja prindërore që të përpiqeni t’i kuptoni fëmijët tuaj. Përpjekjet tuaja me komunikim të hapur mund të ndihmojnë në sqarimin e ndjenjave të fshehura të tyre.

Si mund ta “hapim” komunikimin tonë?

Së pari: Tregoni fëmijëve tuaj atë që keni kuptuar ose mbledhur nga mesazhi i tyre. Përmbahuni nga interpretimi i mënyrës së tyre të të folurit dhe veprimit. Vetëm jepni informata kthyese në lidhje me atë që keni dëgjuar ose parë.

Së dyti: u po ashtu duhet të bëni përpjekje për të komunikuar hapur ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe nevojat tuaja. Kini kujdes, mos i shprehni ato në mënyrë të nënkuptuar.

Së treti: Jepuni kohë të mjaftueshme dialogjeve dhe komunikimit në përgjithësi, Kështu, i tregoni fëmijës tuaj: ” Ti je i rëndësishëm për mua. Unë jam i interesuar për ty, për mendimet, emocionet dhe jetën tënde”. Kjo nxit një ndjenjë të thellë pranimi dhe mbështet vetëbesimin e fëmijës suaj.

Për mundësi praktikimi të komunikimit të hapur, vazhdoni leximin këtu!