Shprehitë e të ngrënit – Analizë

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Shprehitë e të ngrënit » Shprehitë e të ngrënit – Analizë

< Prapa


Analizë

Gjeni një mënyrë konstruktive për ndërveprim të suksesshëm me të vegjlit tuaj, që ndërtohet mbi tri veprimet. Këto pyetje mund t’ju ndihmojnë të gjeni mundësi të suksesshme ndërveprimi:
Kyçuni: Cila është situata për të voglin tuaj?
Flisni më shumë: Çfarë mund t’i thoni fëmijës suaj? Përshkruani karakteristikat e ushqimit. Përshkruani atë që po bën fëmija juaj. Përshkruani ndjenjat tuaja dhe arsyen pse jeni të zemëruar.
Ndiqni radhën: Çfarë mund të bëjnë vetë fëmijët tuaj të vegjël? Çfarë mund të bëni pastaj së bashku?

Ide për komunikim të bazuar në tri veprimet:

Kyçuni: Shoh se po luan me ushqimin tënd. A nuk të pëlqen ajo që është në pjatën tënde? A nuk ke uri?
Flisni më shumë: Kur e hedh ushqimin tënd përreth në këtë mënyrë, mua më duhet të kaloj shumë kohë për ta pastruar kuzhinën. Le ta shohim pjatën tënde së bashku. Unë po shoh shumë ushqim të shijshëm këtu dhe gjithashtu mban erë shumë të mirë. A mund t’i marrësh erë? A mund të të ndihmoj të hash?
Ndiqni radhën: Çfarë lloj ushqimi do të doje të provosh tjetër? Karrotë? Mmmm, është e ëmbël! Le t’i prejmë karrotat në copa të vogla. Këtë mund ta bëjmë së bashku. Sa rriska janë në pjatën tënde? Le t’i numërojmë së bashku! Do të doje të pish ujë ose çaj? Ti mund të mbash gotën vet. Çfarë do të provosh tjetër? Ti mund t’i nxjerrësh vetë bizelet nga tasi, nëse të pëlqen.