Unë po e shoh se je shumë e zemëruar tash

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit » Unë po e shoh se je shumë e zemëruar tash

< Prapa


Ky baba përpiqet t’i pasqyrojë ndjenjat dhe veprimet e vajzës së tij. Ai nuk e merr zemërimin personalisht dhe e kupton atë si shprehje të një ndjenje të fortë nga vajza e tij, ose si shenjë joverbale të lodhjes së saj (procesi 1-orësh i blerjes është mjaft i lodhshëm për një vajzë 2-vjeçare). Duke zbatuar parimet e komunikimit të hapur, babai fillon të flasë me vajzën e tij për ndjenjat e saja. Kjo do të çojë në ndërveprim të suksesshëm me vajzën e tij (shih informacionet tona në lidhje me komunikimin e hapur). Vajza mund të duket shumë e re për këtë lloj komunikimi, por ky eksperiment ia vlen të provohet. Ju mund të shprehni mirëkuptimin tuaj për dëshirën e saj për të marrë këto biskota. Më pas, mund t’i shpjegoni pse nuk është e mundur t’i plotësohet kjo dëshirë sot:

“Mmmm, ke të drejtë: këto biskota janë të shijshme. Edhe unë i dua. Por ne i kemi blerë 3 pako të tilla herën e fundit që bëmë pazar. A e mban mend? Pra, ne nuk kemi nevojë të blejmë më biskota sot. Përndryshe, ato që i kemi në shtëpi do të mbeten të ndenjura. Të lutem, më ndihmo t’i kthej këto pako në raft dhe pastaj të shkojmë tek arka. Ndoshta do t’i hamë disa nga biskotat e tua kur të kthehemi në shtëpi.”