Jo Celina, tani ngrihu dhe bëhu vajzë e mirë. Mos u sjell kështu.

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit » Jo Celina, tani ngrihu dhe bëhu vajzë e mirë. Mos u sjell kështu.

< Prapa


Ju po e humbni durimin. Ju ndiheni si një dështak, një baba që nuk është në gjendje ta kontrollojë dhe edukojë vajzën e tij. Njerëzit e tjerë ju shohin dhe ju skuqeni në fytyrë. Mendoni: “Çfarë duhet të jenë duke menduar për mua?” E gjithë situata është shumë e parehatshme dhe madje e turpshme për ju.

Këshilla: Përpiquni të qëndroni i qetë dhe i relaksuar. Mos lejoni që emocionet tuaja t’i kontrollojnë veprimet tuaja. Ato nuk janë këshilltare të mira. Zemërimi i fëmijës suaj nuk bëhet për t’ju ofenduar juve personalisht, edhe pse ndjenjat tuaja mund t’ju sugjerojnë kështu.

Prisni disa momente. Qëndroni pranë vajzës suaj dhe prisni derisa ajo të qetësohet. Kur fëmija juaj të jetë i qetë, mund ta përqafoni dhe të përpiqeni t’ia shpjegoni situatën.

Ndoshta është ende e mundur ta hutoni vajzën tuaj: “Shiko, ne kemi vënë tashmë kaq shumë sende të shijshme në këtë karrocë! A mund të imagjinosh se si do të shijojë kjo akullore? Dhe çfarë do të thotë mami kur sheh gjithë këto fruta të freskëta? A mund të më ndihmosh tash që t’i vendosim sendet ushqimore në shiritin tek arka?”

Për ta kuptuar më mirë vajzën tuaj, shikoni informacionin tonë të përgjithshëm lidhur me zemërimin..