Në rregull vogëlushe. Merri biskotat e tua.

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit » Në rregull vogëlushe. Merri biskotat e tua.

< Prapa


Ju ndiheni i lehtësuar që vajza juaj është e qetë përsëri dhe nuk i shqetëson më konsumatorët tjerë në dyqan. Ju preferoni të dilni nga supermarketi sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe nëse jeni i detyruar të blini gjëra që nuk ju duhen në të vërtetë.

Por kini kujdes: Nëse veproni kështu rregullisht, vajza juaj do të mësojë se asaj i duhet vetëm të bërtasë në vende publike që të marrë atë që dëshiron.

Këshillë: Përpiquni ta përgatitni së bashku procesin e blerjeve: bëni një listë pazari, lejojeni vajzën tuaj të zgjedhë një gjë që mund ta blejë për vete (p.sh. laps, banane, …). Lëreni vajzën tuaj ta zgjedhë produktin në dyqan dhe ta vendosë në karrocë.