Çfarë duhet të di për komunikimin me të vegjlit kur ata e nxjerrin zemërimin?

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Nxjerrja e zemërimit » Çfarë duhet të di për komunikimin me të vegjlit kur ata e nxjerrin zemërimin?

< Prapa


Çfarë duhet të di për komunikimin me të vegjlit kur ata e nxjerrin zemërimin?

Çdo prind e njeh ndjenjën e pafuqisë sa i përket zemërimit të foshnjave. Disa mund të ndihen të lënduar ose të ofenduar kur të vegjlit zemërohen pa ndonjë arsye. Kur fëmijët e vegjël nuk ndjekin rregullat dhe kufizimet e përcaktuara, prindërit gjithashtu mund të gjindosen dhe nganjëherë tundohen të përdorin dhunën fizike.

Faza e “periudhës së tmerrshme” të të vegjëlve është pjesë e zhvillimit të autonomisë së tyre. Kur foshnjat mësojnë të flasin dhe ecin për herë të parë, ata fillojnë të zgjerojnë veprimet e tyre. Kur kthehen nga foshnjat në fëmijë të vegjël, ata zbulojnë nevojat e tyre dhe përpiqen t’i plotësojnë ato me aftësitë e reja të mësuara. Duke vepruar kështu, nevojat personale të fëmijëve të vegjël mund të jenë në kundërshtim me pritjet e prindërve të tyre. Këto konflikte provokojnë reagim emocional që nuk mund të rregullohet në mënyrë aktive nga fëmija. Kur fëmijët i bëjnë tre ose katër vjeç, ata fillojnë të mësojnë se si t’i kontrollojnë emocionet e tyre.

Pra, çfarë mund të bëjnë prindërit për të shmangur zemërimet e fëmijëve të tyre? Si mund të përballen prindërit me situata të cilat normalisht çojnë në zemërime? Këtu do të gjeni disa këshilla:

  • Mos i merrni zemërimet personalisht!
    Siç u përmend më lart, të vegjlit (deri në moshën 4 vjeçare) nuk janë në gjendje t’i kontrollojnë reagimet e forta emocionale. Kështu, zemërimet nuk janë reagime ndaj jush si prind. Ato janë shprehje e emocioneve të forta që do të zhduken Mos i merrni zemërimet personalisht! përsëri.
  • Mos e ndëshkoni apo rrahni fëmijën tuaj!
    Çdo lloj ndëshkimi ose dhune fizike do ta dëmtojë situatën. Fëmija juaj do të bëhet më i zhgënjyer dhe ndoshta edhe me ankth. Këto ndjenja madje do t’i rrisin emocionet e forta dhe fëmija juaj do të bërtasë më fort, duke treguar sjellje destruktive në rritje. Kështu, ndëshkimi prindor për të zbutur zemërimin e fëmijës është kundërproduktiv.
    Nëse e kuptoni se edhe ju po prekeni emocionalisht nga zemërimi i fëmijës suaj, ndoshta edhe po tundoheni ta godisni fëmijën tuaj, numëroni deri në dhjetë dhe merrni frymë thellë. Nëse kjo nuk bën punë, bërtisni shkurtimisht ose kërcitni më këmbë në dysheme! Kjo mund ta ulë zemërimin tuaj, pa e dëmtuar fëmijën tuaj.
  • Shprehni ndjenjat tuaja!
    Nëse jeni të prekur emocionalisht, përpiquni të shprehni emocionet tuaja duke dërguar mesazhe që nisin me “unë”. Duke vepruar kështu, ju mund të lironi energjinë, pa qenë i padrejtë dhe duke mos e dëmtuar fëmijën tuaj.
  • Rrini të vendosur!
    Të vegjlit kanë nevojë për kufij. Ata duhet të mësojnë t’i mbajnë në pritje nevojat dhe dëshirat e tyre në mënyrë që t’ia dalin në botën tonë. Fëmija juaj mund t’i perceptojë kufijtë e vendosur si kufizime negative, por ato gjithashtu mundësojnë një kornizë të sigurt dhe mbështetje për ta mbajtur fëmijën tuaj me këmbë në tokë.
  • Mos e ndërpritni zemërimin, por qëndroni me fëmijën tuaj!
    Nuk është e dobishme të flisni dhe të përpiqeni të diskutoni diçka me fëmijët kur janë të zemëruar, sepse ata nuk do të dëgjojnë. Kujdesuni që fëmijët tuaj të mos e lëndojnë veten dhe qëndroni afër për t’i mbajtur ata. Flisni në qetësi me ta, kur zemërimi i tyre të ketë mbaruar.
  • Kujtoni “periudhën tuaj të tmerrshme” të fëmijërisë!
    Pyetni prindërit, vëllezërit dhe motrat për sjelljen tuaj gjatë periudhës së tmerrshme si 2-vjeçarë. Ndoshta mund të shihni ngjashmëri me fëmijën tuaj të vogël. Pyetni prindërit tuaj se si reaguan ata? Çfarë keni ndier ju? Këto reflektime po ashtu mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni ndjenjat dhe sjelljen e fëmijës suaj.
  • Kërkoni ndihmë!
    Nëse ndiheni të mbingarkuar dhe të paaftë për të përballuar emocionet e fëmijës suaj të vogël, mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Ndoshta miqtë tuaj, gjyshërit, hallat apo xhaxhallarët mund të kujdesen për fëmijën tuaj për një kohë të caktuar. Ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmë profesionale nga këshilltarët edukativë ose psikologët.