Ju jeni kënaqur duke luajtur me birin tuaj 1-vjeçar Markun. Së bashku keni ndërtuar shtëpi të mëdha dhe kështjella me blloqe lodrash. Pastaj keni shtyrë makinat lodra rreth këtyre ndërtesave, duke shkaktuar shembjen e kështjellave. Marku po ashtu ka marrë libra të ndryshëm nga rafti. Tani, blloqet e ndërtimit, librat, makinat lodra dhe shumë gjëra të tjera janë përhapur në gjithë dyshemenë dhe mobiljet e dhomës. Kur vjen koha për të pastruar, ju doni që fëmija juaj ta rregullojë dhomën së bashku me ju. Por Marku nuk tregon interes; ai është i lodhur, i zemëruar, i uritur dhe fillon të hedhë lodra përreth.
A i njihni situatat e tilla? Kur ndodhin ato? Si reagoni ju?
Ne do të donim t’ju japim disa sugjerime për t’u marrë me këto situata. Por së pari, ja disa pyetje që mund t’i merrni në konsideratë/diskutoni lidhur me reagimin tuaj fillestar në një situatë të tillë.
“Të folurit me fëmijët rreth rregullimit të mjedisit” është bazuar në referencat më poshtë:
1 Heueck-Mauss, Doris. 2016. So rede ich richtig mit meinem Kind: Wie Worte wirken: Konflikte fair lösen: Stressfreier erziehen. Hannover: Humboldt, 74 ff.
Nolan, Virginia. 2016. «Die Macht der Sprache.» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Oktober, 58-64.