Rregullimi i mjedisit

Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Rregullimi i mjedisit » Rregullimi i mjedisit

< Prapa


Mesazhet destruktive 1:

Mesazhet dhe deklaratat të cilat provokojnë ndjenja dhe reagime negative te fëmijët tuaj quhen mesazhe destruktive. Ju nuk i respektoni dhe toleroni ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve tuaj kur ndërveproni në këtë mënyrë. Respekti dhe toleranca janë bazë për veprim demokratik dhe mesazhet destruktive nuk i përcjellin ato te fëmijët tuaj. Fëmijët tuaj mund të përgjigjen me përgjigje të shkurtra, duke u mbrojtur, duke u ndier të keqkuptuar dhe të degraduar. Këto lloj mesazhesh çojnë në konflikte dhe nganjëherë ndalojnë procesin e komunikimit krejtësisht.

Mesazhet destruktive i lënë pas fëmijët. Ata nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë kur dëgjojnë vetëm mesazhe negative dhe degraduese. Kjo gjithashtu i parandalon ata të zhvillojnë personalitete të forta, të cilat përbëjnë bazën e shoqërive demokratike.

Për të përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit dhe për të krijuar një stil më demokratik, duhet së pari të vlerësoni mënyrën e tanishme të komunikimit. Dëshironi ta bëni këtë? Ju lutemi, klikoni këtu dhe printoni këtë dokument!