Rregullimi i mjedisit – Këshilla
Living Democracy » Parents » TË VEGJLIT (1-3 VJEÇ) » Rregullimi i mjedisit » Rregullimi i mjedisit – KëshillaKëshilla
Këtu do të gjeni disa sugjerime për zgjidhje të mundshme të situatës së përshkruar më lart. Nëse keni mundësi, ju lutemi diskutoni me miqtë tuaj ose bashkëshortin a bashkëshorten tuaj. Shkëmbeni përvojat tuaja përmes një diskutimi të hapur.
A ka gjëra që dëshironi t’i ndryshoni? Ne shpresojmë t’ju inkurajojmë që t’i provoni idetë dhe veprimet që besoni se mund të ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi me një fëmijë të lodhur që nuk është i gatshëm të pastrojë rrëmujën.
Nëse fëmijët mësojnë të marrin përgjegjësinë në mënyrën e tyre të mundshme, ju i mbështetni ata për t’u bërë anëtarë të përgjegjshëm të shoqërisë, duke marrë pjesë në të jetuarit e demokracisë.
http://www.living-democracy.com/sq/suggestions/?key_concept=responsibility
- Shikoni se si flisni me fëmijën tuaj: nëse shpesh përdorni urdhra, komanda dhe qortime, kjo mund ta pengojë përvetësimin e gjuhës. Për më tepër, kjo është lënduese për fëmijën dhe mund ta pengojë atë që të mësojë çfarëdo gjëje. Mundohuni të shmangni komandat negative si: “Vendosi gjërat e tua tutje!” “Pastroje dhomën!”
- Nëse dëshironi të lexoni më shumë rreth komunikimit që nuk është i favorshëm për jetën demokratike dhe dëshironi të rishqyrtoni stilin tuaj të komunikimit në lidhje me mesazhet destruktive, ju lutem klikoni këtu!
- Fëmijët duan të marrin komente pozitive. Ju mund ta shprehni këtë me komplimente dhe reagime pozitive kur një fëmijë ofron veprime ose përgjigje konstruktive: “Po, ke të drejtë, i sistemojmë lodrat, bravo!” Ose “po, unë e di, je i lodhur, le ta bëjmë shpejt së bashku, dhe pastaj do të hamë darkë” ose “po, unë po e shoh se je i zemëruar, a do që ta bësh atë nesër?”
- Veproni si model i mirë: Tregoni si të vendosen të gjithë librat në raft, blloqet e ndërtimit në një kuti dhe makinat lodra në një tjetër. Ju gjithashtu duhet të mbani rregull në dokumentet tuaja, librat, pajisjet e kuzhinës apo veglat. Fëmija juaj do të vërejë dhe do të mësojë “Unë mund t’i gjej gjërat e mia më lehtë dhe është më kënaqësi t’i përdor ato, nëse mbaj rregull!”
- Ftoni fëmijët t’i shfaqin mendimet e tyre dhe dëgjojini ata. Në këtë mënyrë ju stimuloni zgjerimin e fjalorit të tyre dhe rrjetin neutral në trurin e tyre.