Mirëqenia është e drejtë themelore e njeriut. Zhvillimi i shëndetshëm kognitiv, emocional, i sjelljes, fizik dhe social i individit është objektiv kryesor i Organizatës Botërore të Shëndësisë (OBSh). Pasi një vend ta ketë ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list/-/conventions/treaty/005
dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF), https://www.ohchr.org/EN/ProfessionalInterest/Pages/CRC.aspx, të gjithë mësuesit dhe veçanërisht ju si drejtor shkolle duhet të jeni të vetëdijshëm për implikimet e këtyre dy konventave. Një qasje e bazuar në të drejtat e njeriut për shkollimin përfshin mundësinë që të mësohen dhe të praktikohen vlerat e të drejtave të njeriut në mjedisin shkollor. Një nga këto të drejta themelore është e drejta për të pasur trup të shëndetshëm. Së bashku me stafin tuaj, ju vendosni nëse nxënësit në shkollën tuaj do të marrin njohuritë, aftësitë, përkrahjen sociale dhe inkurajimin e duhur në mjedisin e tyre shkollor për të përvetësuar modele të sjelljes afatgjate drejt përmirësimit të shëndetit. Dy fusha kryesore përfshihen këtu, që janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën – aktiviteti fizik (shiko më poshtë) dhe nutricioni.
Vegëza të dobishme
Projekti i vitit 2012 i OBSh lidhur me rrjetëzimin për aktivitetin fizik
http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0005/175325/e96697.pdf?ua=1
http://www.teachhub.com/top-12-classroom-fitness-activities
http://www.activeacademics.org/
Hulumtimi botëror për edukimin fizik cilësor, 2013
Ndërlidhja midis aktivitetit fizik në shkollë, ku përfshihet edukimi fizik, dhe performancës akademike. Departamenti i Shteteve të Bashkuara i qendrave të shërbimeve të shëndetit dhe njerëzve për kontrollin e sëmundjeve dhe qendra kombëtare për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe divizioni i promovimit të shëndetit adoleshent dhe shkollor www.cdc.gov/HealthyYouth
Versioni i rishikuar – korrik 2010
https://www.cdc.gov/healthyyouth/health_and_academics/pdf/pa-pe_paper.pdf