Aktivizimi i shkollës sime

Living Democracy » Principals » SHKOLLA AKTIVE » Veprimi » Aktivizimi i shkollës sime

Jepni energji shkollës me aktivitete të integruara fizike dhe programe shëndetësore.

Zgjedhni dhe zbatoni nga një aktivitet të ri çdo muaj

 

Ide
Nxënësit e klasave të epërme matin oborrin e shkollës dhe shënojnë shtegun e ecjes/vrapit që nxënësit dhe prindërit do ta përdorin para shkollës, dhe që mësuesit do ta përdorin gjatë mësimit.
Depot e edukimit fizik janë riorganizuar për t’i bërë ato një hapësirë më miqësore për përdoruesit. Të gjitha kutitë janë etiketuar qartë. Komiteti Aktiv i Shkollës është përgjegjës për ta mbajtur pastër dhe për të siguruar që të gjitha pajisjet kthehen në vendin e caktuar.
Pajisjet dhe burimet e edukimit fizik ruhen në shumë vende të ndryshme rreth shkollës. Shkolla blen apo e merrsi donacion një hangar për të ruajtur siç duhet pajisjet, me shumë rafte dhe varëse. Gjithçka është etiketuar qartë dhe ka një vend.
Komiteti Aktiv i Shkollës kryen një kontroll të pajisjeve të edukimit fizik për sendet e hedhura ose të prishura, si dhe për pajisjet e reja, bazuar në sugjerimet e të gjithëve. Të gjithë anëtarët e stafit marrin një kopje të inventarit dhe e dinë se ku ndodhet secila pajisje.
Paketat e burimeve të vallëzimit popullor për mësuesit fillorë janë siguruar dhe fotokopjuar. Muzika për t’i shoqëruar vallet ngarkohet në serverin e përbashkët.
Shkolla blen/përfiton një sistem portativ të aktivitetit fizik dhe zërimin për të lehtësuar një mori të aktivitete në natyrë, siç janë mësimet e vallëzimit në natyrë dhe ushtrimet e ngrohjes për tërë shkollën.
Shkolla siguron pajisje (rrathë, larva, gypa uji, etj.), për mësimdhënien e njësisë së lojërave bashkëpunuese të natyrës dhe aventurës. Pajisjet e nevojshme për secilin aktivitet ruhen në një kuti të veçantë, të etiketuar qartë.
Shkolla merr lodra për oborr si donacion. Këto zgjedhen nga nxënësit që marrin pjesë në Komitetin Aktiv të Shkollës, me kontribut nga të gjithë fëmijët. Lodrat zgjedhen me qëllimin e ofrimit të diçkaje që do t’u pëlqejë të gjithë fëmijëve – topa, rrathë, shirita, etj. Pajisjet specifike për sheshin e lojërave janë duke u blerë dhe ruajtur në një zonë të përshtatshme për oborrin e shkollës. Nxënësit më të rritur kanë marrë përgjegjësinë për mirëmbajtjen, shpërndarjen dhe mbledhjen e tyre. Harta e pajisjeve është punuar dhe bashkangjitur në depo në mënyrë që nxënësit të dinë se ku mund t’i vendosin pajisjet përpara se të fillojë pushimi.
Çdo klasë e ka çantën e vet të pajisjeve dhe është përgjegjëse për shpërndarjen, mbledhjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të saj. Një zonë specifike e magazinimit për çantat e pajisjeve të klasës është rregulluar pranë sheshit të lojërave.
Shkolla huazon shabllonë shënjues për kujdestarët e rrugëve publike. Me ndihmën e shoqatës së prindërve dhe kujdestarit, shenjat e reja të sheshit të lojërave vendosen në oborr.
Ne heqim dorë nga politika “pa vrapuar”, duke lejuar që fëmijët për një periudhë provuese të vrapojnë më lirshëm në oborr, duke e ditur që efektet negative për zemrën, shtyllën kurrizore dhe shëndetin jetëgjatë nga mungesa e ushtrimeve fizike janë shumë më të mëdha se sa një gjakderdhje në hundë ose gju.
Shkolla krijon një shteg vrapimi përreth perimetrit të sheshit të lojërave. Nxënësit inkurajohen të ecin/vrapojnë gjatë pushimeve të tyre (të drekës) dhe t’i regjistrojnë rezultatet e tyre në fletoret e detyrave të shtëpisë. Përcaktohen objektiva të ndryshme për mosha të ndryshme në vështrim të distancës së mbuluar dhe kohës.
Litarët e kërcimit vihen në dispozicion për fëmijët që të luajnë gjatë pushimeve.
Kujdestari ynë i shkollës krijon një karrocë me një altoparlant që mund të shtyhet në oborr, në mënyrë që të luhet muzikë gjatë pushimeve, që fëmijët të kërcejnë.
Vallëzimi të mërkurën (Ditët VTM) – Sistemet e aktivitetit fizik përdoren në oborret e shkollës për të luajtur muzikë, duke inkurajuar fëmijët të vallëzojnë gjatë pushimit të gjatë, çdo të mërkurë. Ata inkurajohen të përdorin kutinë e sugjerimeve për të kërkuar muzikën e tyre të preferuar për vallëzim.
E enjtja dhjetëminutëshe – Çdo të enjte, të gjitha klasat përfshihen për dhjetë minuta në ushtrime të vazhdueshme së bashku në oborr. Ushtrimet përfshijnë kërcime, lojë me rrathë, vallëzim. Ide të reja provohen sa më shpesh që të jetë e mundur.
Të premtet pa futboll – Shkolla prezanton të premtet pa futboll. Çdo të premte, futbolli
nuk lejohet në sheshin e lojërave, duke i dhënë kështu secilit nxënës një rast për të provuar aktivitete të reja.
“Të flasim në ecje e sipër” – Anëtarët e stafit inkurajojnë nxënësit të angazhojnë fëmijë më pak aktivë që të lëvizin më shumë gjatë kohës së pushimeve të tyre.
Skuadra e miqësisë – Prezantohet një skuadër e miqësisë, e përbërë nga një përzierje djemsh dhe vajzash. Përgjegjësia e tyre është të organizojnë pajisjet dhe t’i udhëheqin nxënësit e rinj në aktivitete. Për më tepër, ata inkurajojnë të gjithë fëmijët të përfshihen në mënyrë aktive dhe të angazhohen në disa aktivitete me moshatarët e tyre. Ata veshin jelekë të dukshëm prej së largu, me mbishkrimin “Skuadra e miqësisë”, të shtypur qartë në anën e pasme.
Shokët e oborrit promovojnë aktivitetin fizik dhe shoqërojnë fëmijët më të vegjël në shtegun e ecjes, duke ua siguruar kështu atyre një mundësi për të shëtitur rreth zonës.
Në ditët me shi, të gjithë mësuesit krijojnë një aktivitet në klasën e tyre për t’i bërë fëmijët e tyre për të lëvizur.
Nxënësit më të rritur krijojnë rutina të thjeshta vallëzimi që u mësohen të gjithëve në palestër gjatë pushimeve, në ditët me shi. Mësuesit mbikëqyrin, por vetë nxënësit udhëheqin vallëzimet.
Një përzgjedhje e madhe e muzikës dhe rutinave aktive të vallëzimit janë në dispozicion në serverin e shkollës, dhe të gjithë personave, përfshirë personelin, iu rikujtohet përmes Skype që ta shfrytëzojnë atë në ditët me shi.
Të gjithë fëmijët mbajnë një regjistër aktivitetesh të përshtatshëm për moshën, për të regjistruar aktivitetet e tyre të përditshme. Fëmijët synojnë të kryejnë 60 minuta aktivitet fizik ditor, me stema ngjitëse që u jepen fëmijëve që e arrijnë atë synim.
Një regjistër aktivitetesh plotësohet nga fëmijët për periudha të zakonshme dyjavore, gjatë gjithë vitit. Ata regjistrojnë të gjitha aktivitetet në të cilat kanë marrë pjesë çdo ditë dhe përpiqen të bëjnë diçka aktive çdo ditë. Çmime u jepen atyre fëmijëve që bëjnë përpjekje për të qenë aktivë çdo ditë, si dhe atyre që tregojnë përfitime nga aktiviteti fizik.
Zogjtë e hershëm në lëvizje – Kjo është një shëtitje e përditshme e cila zgjat 10-15 minuta rreth oborrit të shkollës, para se shkolla të fillojë. Anëtarët e komitetit aktiv të shkollës e udhëheqin këtë shëtitje çdo mëngjes.
Çdo mëngjes, para fillimit të orës së mësimit, fëmijët kryejnë një detyrë fizike, si lëvizja rreth shkollës në njërën këmbë; vrapimi i dy xhirove rreth sheshit të lojërave; bërja e 50 kërcimeve, etj. Mësuesit, individualisht vendosin për detyrën më të përshtatshme për grupmoshën e tyre.
Nxënësit nga klasa e dytë e tutje marrin pjesë në vrapimin e një kilometri, mëngjeseve të së mërkurës dhe të premtes, në orën 8.
Mes kalimit prej një lënde në tjetrën, fëmijët angazhohen në ushtrime 2-minutëshe për të përmirësuar përqendrimin, ekuilibrin, qëndrimin, fleksibilitetin e tyre, etj.
Shkolla organizon një konkurs arti përmes të cilit e gjithë shkolla e punon një afishe dhe slogan të shkollës aktive. Të gjitha kontributet ekspozohen në secilën klasë.
Si pjesë e përditshme e detyrave të shtëpisë, nxënësit duhet të përfshihen në dhjetë minuta aktivitet fizik.
Çdo klasë merr përsipër të paktën një shëtitje edukative në semestër. Këto shëtitje planifikohen në fillim të vitit dhe shkruhen në kalendarin shkollor. Shkolla jonë do të ketë të krijuara shtigje të ndryshme shëtitjeje për shumë fusha kurrikulare, përfshirë një rrugë historie, shteg natyre, rrugë aktive matematike, shëtitje bregut të lumenjve, etj.
Shkolla organizon një konkurs arti përmes të cilit e gjithë shkolla e punon një afishe të shkollës aktive. Të gjitha kontributet shfaqen në klasat individuale. Dizajni fitues do të përdoret për letrat ngjitëse të makinave të cilat u shpërndahen prindërve.
Kënga e shkollës aktive – Nxënësit, me mësuesit e tyre, e kompozojnë këngën e shkollës sonë aktive.
Shpërblimet e klasës do të orientohen më shumë drejt aktiviteteve, për shembull, një udhëtim në një shesh lojërash në qytet, kohën shtesë në sheshin e lojërave, një gjuajtje dënimi ndaj mësuesit/kujdestarit/drejtorit të tyre.
Ndalo dhe kërce – Gjatë muajit prill, e gjithë shkolla merr pjesë në nismën “Ndalo dhe kërce”. Çdoherë kur bie zilja e shkollës, të gjithë nxënësit ndalojnë atë që po bëjnë dhe kërcejnë në vend derisa të bie një zile e dytë.
Çdo ditë, pas ziles së parë të secilit pushim, fëmijët inkurajohen të kryejnë një aktivitet të caktuar fizik (e hënë = kërcim me gërshërë, e martë = vrap në vend, e mërkurë = aktivitet i shpikjes personale, e enjte = bërryli te gjuri, e premte = zgjedhje e mësuesit) për një minutë, derisa të bie zilja e dytë.
Të premtet e gëzimit – Si pjesë e iniciativës së shëndetit mendor pozitiv, fëmijët (dhe stafi) dëgjojnë dhe kërcejnë një këngë të këndshme dhe të bukur për “të premtet e gëzimit”.
Pastrimi i madh i pranverës – E gjithë shkolla merr pjesë në pastrimin e rrugëve të qytetit. Plehrat e grumbulluara më pas maten dhe krahasohen çdo vit.
Formohet një klub kopshti për t’u ofruar fëmijëve që janë më pak të interesuar në sportet ekipore, si një shans për të qenë aktivë dhe të marrin pjesë në aktivitete shumëshqisore si mbjellja, heqja e barërave të këqija, ujitja, ushqyerja e bimëve dhe korrja.
Policia lokale viziton shkollën dhe mban një ligjëratë për sigurinë në rrugë, për të gjitha klasat.
Komiteti aktiv i shkollës e promovon ecjen të mërkurave, gjatë gjithë vitit shkollor. Fëmijët inkurajohen të marrin pjesë në shëtitje duke veshur jelekë me dukshmëri të lartë, për arsye sigurie.
Pasaporta e ecjes deri në shkollë bëhet për çdo fëmijë nga mosha parashkollore, deri në shkollën e mesme. Anëtarët e Komitetit aktiv të shkollës monitorojnë pasaportat dhe i vulosin ato sa herë që një fëmijë ecën deri në shkollë.
Dita e këmbëve të zbukuruara – fëmijët inkurajohen t’i dekorojnë këpucët në përpjekje për të promovuar ecjen në shkollë dhe për ta zhvilluar entuziazmin për ushtrime.
Një pyetësor do t’u dërgohet prindërve në shtëpi në fillim të vitit, duke kërkuar informata kthyese mbi përvojat e fëmijëve të tyre në lidhje me edukimin fizik, aktivitetin fizik dhe sportet në shkollë. Informatat kthyese ndihmojnë në identifikimin e fushave për përmirësim në të ardhmen.
Një anëtar i klubit lokal të tenisit (ose ndonjë klubi tjetër) organizon një punëtori në shkollën tonë, ku të gjitha klasat e kanë mundësinë të marrin pjesë dhe të marrin shijen e asaj që klubi lokal i tenisit ka për ta ofruar.
Shkolla u jep mundësinë fëmijëve dhe prindërve për ta parë sportin si një përvojë pozitive, të sigurt dhe respektuese.
Komiteti aktiv i shkollës e bën një hulumtim “Në cilat klube merrni pjesë?”