Zotësia fizike dhe qytetaria demokratike

Living Democracy » Principals » SHKOLLA AKTIVE » Ndërgjegjësimi » Zotësia fizike dhe qytetaria demokratike

Ne kemi pikëpamjen se aktiviteti fizik është për trupin i ngjashëm me atë që leximi është për mendjen

Rrjedh se individët kanë të drejtën themelore jo vetëm që të bëhen të zotët në lexim dhe shkrim, por edhe fizikisht të zotë. Zotësia fizike është një term që i referohet nga njëra anë kompetencës fizike, motivimit, besimit dhe dijes, dhe nga ana tjetër të vlerësuarit, si dhe marrjes së përgjegjësisë për veprimtaritë fizike të qëllimshme të një personi gjatë gjithë jetës së tij. Me fjalë të tjera, zotësia fizike çon në të kuptuar dhe vlerësim më të plotë të aktivitetit fizik, dhe në angazhim personal ndaj një pjese të vazhdueshme, integrale të jetës së dikujt.

Implikimet e të mësuarit të zotësisë fizike fëmijëve dhe adoleshentëve çojnë në thelbin e EQD/ EDNJ. Siç u shkrua më lart, zotësia fizike thekson përgjegjësinë individuale për shëndetin dhe mirëqenien e një personi. Koncepti kryesor i përgjegjësisë na bën të vetëdijshëm për pasojat e vendimeve dhe zgjedhjeve tona, nëse i pranojmë apo jo. Të kuptuarit e zotësisë fizike do të thotë të reflektojmë mbi shprehitë tona dhe t’i vëmë në pyetje ato, nëse lind nevoja. Në një shoqëri demokratike, qytetarët duhet të ndajnë qëndrimin e përgjegjësisë morale, e cila përfshin “përvetësimin e një qasjeje reflektuese dhe të menduar mirë për veprimet e një personi dhe pasojat e mundshme të atyre veprimeve.” (më shumë, anglisht: Kompetencat për kulturën demokratike, f. 42, https://www.coe.int/en/web/ education/competences-for-democratic-culture). Prandaj, përvetësimi i zotësisë fizike është i ngjashëm me të nxënit rreth qytetarisë demokratike në një mënyrë shumë praktike dhe personalisht kuptimplote.

Sidoqoftë, të mësuarit përmes përvojës kërkon reflektim nëse të rinjtë po kuptojnë se çfarë po bëjnë për sa i përket zotësisë fizike ose qytetarisë demokratike. Arritja e të kuptuarit përmes përvojës personale nuk bëhet automatikisht, por më tepër duke mësuar përmes të menduarit për atë që po bëjmë. Ashtu si në të nxënit e bazuar në detyrë (shih Edukimin për demokracinë, f. 123), nxënësit merren me sfida ose probleme, dhe për të nxjerrë përfundime nga përpjekjet e tyre, atyre u duhen mundësi për të ndarë përvojat e tyre dhe për të reflektuar mbi to nën udhëzimin e mësuesit. Për më tepër, mësuesi duhet t’i vetëdijesojë nxënësit për përgjegjësinë e tyre personale për mirëqenien e tyre, dhe se përgjegjësia personale është çelësi i qytetarisë demokratike. Prandaj, kur koordinoni aktivitetet fizike në shkollën tuaj, duhet ta ndërgjegjësoni stafin tuaj se aktivitetet fizike përfshijnë të menduarit për atë që po bëni.

Zotësia fizike nuk është as sinonim i lëndës së edukimit fizik, as e kufizuar me të. Më tepër është një nga objektivat e saj pasi edukimi fizik në gjithë botën synon të edukojë për angazhim gjatë gjithë jetës në aktivitete fizike për shëndetin. Përveç kësaj, ajo mund të fitohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë inkurajimin dhe mbështetjen nga prindërit, miqtë, mësuesit, praktikuesit, ose përmes vullnetit dhe vendimeve të vetë individit. Zotësia fizike nuk është lëndë shkollore. Në mjediset shkollore, drejtorët dhe mësuesit planifikojnë, udhëzojnë dhe mbështesin përfshirjen e nxënësit në aktivitete fizike që janë të qëllimshme, të dobishme dhe domethënëse. Megjithatë, si në rastin e zotësisë së shkrim-leximit, e cila “jo vetëm që përfshin kompetencën në lexim dhe shkrim, por shkon përtej, për të përfshirë përdorimin kritik dhe efektiv të këtyre aftësive në jetët e njerëzve”, zotësia fizike përfshin aspekte të tjera, të tilla si:

  • “perceptimi i ndjeshëm në ‘leximin’ e të gjitha aspekteve të mjedisit fizik, duke parashikuar nevojat ose mundësitë e lëvizjes dhe duke u përgjigjur si duhet ndaj tyre me inteligjencë dhe imagjinatë
  • ndjenja e formuar mirë ndaj vetes, siç është e mishëruar në botë. Së bashku me një ndërveprim të qartë me mjedisin, kjo ndjenjë krijon vetëvlerësim pozitiv dhe vetëbesim.
  • ndjeshmëria dhe vetëdija për aftësinë e mishëruar, duke çuar në të shprehurit vetjak të rrjedhshëm përmes komunikimit joverbal dhe në ndërveprimin e mprehtë dhe empatik me të tjerët.
  • aftësia për të identifikuar dhe për t’i bërë të qarta cilësitë thelbësore që ndikojnë në efektivitetin e performancës së lëvizjes dhe të kuptuarit e parimeve të shëndetit të mishëruar, në lidhje me aspektet themelore si ushtrimi, gjumi dhe ushqimi”.

Margaret Whitehead, ICSSPE Buletini numër 65 I, tetor 2013, f. 29
https://www.icsspe.org/sites/default/files/bulletin65_0.pdf