Lista e kontrollit për ta bërë tërheqës një aktivitet
Living Democracy » Principals » SHKOLLA AKTIVE » Përgatitja » Lista e kontrollit për ta bërë tërheqës një aktivitetTë rinj dhe fizikisht aktivë!
Një plan për ta bërë tërheqës aktivitetin fizik për rininë (OBSh, 2012)
Aktiviteti fizik luan rol jetësor në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve. Kontribuon në zhvillimin e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë fizik, social, emocional dhe psikologjik; promovon pavarësi dhe rritje të shëndetshme dhe ndihmon në zhvillimin e aftësive themelore të lëvizjes. Një studim i kohëve të fundit mbi shëndetin e të rinjve tregon për dëshmi në rritje për një lidhje midis aktivitetit fizik dhe performancës së shtuar akademike dhe kognitive.
Përkundër përfitimeve të njohura të një stili aktiv jetese, studimet epidemiologjike kanë identifikuar një përhapje në rritje të pasivitetit midis fëmijëve dhe adoleshentëve. Raporti i fundit nga OBSh nga studimi mbi sjelljen ndaj shëndetit tek fëmijët e moshës shkollore, i bërë me nxënës 11, 13 dhe 15-vjeçarë në 35 vende të OBSh-së në Evropë, si dhe në Amerikën e Veriut, tregoi se më shumë se dy të tretat e të rinjve nuk plotësojnë rekomandimin aktual për aktivitet fizik prej 60 minutash në ditë, 5 ose më shumë ditë në javë. Nivelet e aktivitetit fizik bien ndjeshëm midis moshave 11 dhe 15 vjeç.
Faktorët mjedisorë, ekonomikë dhe socialë, si dhe perceptimet për sigurinë, qasjen dhe kushtet e motit, mendohet se ndikojnë në mundësitë për fëmijët dhe adoleshentët që të jenë aktivë fizikisht. Po ashtu, ndikimi i bashkëmoshatarëve mund të inkurajojë ose dekurajojë aktivitetin fizik. Në të gjithë Evropën ka shumë qasje dhe ndërhyrje që synojnë rritjen e aktivitetit fizik të të rinjve përmes mjediseve mbështetëse.
Një sfidë e përbashkët e identifikuar nga promovuesit e aktivitetit fizik në të gjithë Evropën është se si të përfshihen të rinjtë në aktivitetin ose ndërhyrjen e ofruar. Problemi përshkruhet si mungesë e të kuptuarit të të rinjve dhe çfarë duan ata, dhe nevojës për udhëzime se si të bëhet aktiviteti fizik më tërheqës për të rinjtë. Si rezultat, u autorizua një projekt për të krijuar një plan për aktivitet fizik tërheqës dhe argëtues. Për ta bërë drejtimin më të përshtatshëm, u vendos që perspektivat dhe kontributi i të rinjve, siç shprehen nga delegatët e të rinjve nga Rrjeti CEHAPE, (Children’s Environment and Health Action Plan for Europe Netëork) duhet ta udhëheqin projektin.
A. Mjedisi fizik
Ndërtesat, pajisjet dhe ambienti që lidhen me përfshirjen në aktivitete fizike
- Vendndodhja: lehtësia e qasjes
- Kostoja
- Aktivitetet në natyrë
- Shmangia e ndotjes së ajrit
- Ecja dhe çiklizmi
- Pajisjet dhe ndërtesat
- Klubet sportive
B. Mjedisi shoqëror
Njerëzit, kultura dhe qëndrimet që lidhen me pjesëmarrjen në aktivitete fizike.
Kultura e aktivitetit: Aspekte të tilla si bashkëpunimi, integrimi, qëndrimet pozitive, fryma ekipore dhe komunikimi, të gjitha ishin specifikuar se kontribuojnë në shijimin e aktiviteteve fizike dhe që çojnë në një përvojë pozitive.
- Konkurrenca e shëndetshme
- Mentorët
- Shoqërimi
- Ndërgjegjësimi shëndetësor
- Zgjedhja
- Aktivitetet kombëtare dhe personalitetet e famshme
C. Përvoja personale dhe pjesëmarrja
Parakushtet personale për të marrë pjesë në aktivitete fizike.
- Pavarësia dhe vetëbesimi
- Relaksimi
- Shmangia e aktivitetit të tepruar dhe mundësisë së lëndimeve
- Argëtimi – endorfina, adrenalina, kënaqësia