Si ta përgatitni ueb faqen e shkollës suaj
Living Democracy » Principals » KOMUNIKIMI » Veprimi » Si ta përgatitni ueb faqen e shkollës suajUeb faqja nënkupton vizibilitet.
Ueb faqja kërkon kohë për t’u krijuar dhe mirëmbajtur.
Ueb faqja e nxit transparencën.
Nëse vendosni: bëjeni!
- Krijoni një ekip:
Nxënësit, mësuesit, prindërit, anëtarët e bordit, miqtë profesionalë: Ekipi duhet t’i përmbushë dy detyra: të integrojë të gjitha palët e interesit DHE TË KRIJOJË një faqe të mirë interneti. - Bëjeni ekipin të punojë:
Kur doni të keni gati? Pse? Si duhet të duket ueb faqja (ABC-ja e ueb faqes së shkollës). Mund të jetë e këshillueshme që të koordinohet momenti i lansimit të ueb faqes me një moment të veçantë në vitin shkollor. - Lëreni ekipin të marrë vendimet teknike. Ja këshilla kryesore: Zgjedhni platformën WordPress.
- WordPress është plotësisht falas, me shumë faqosje/tema prej të cilave mund të zgjidhni. WordPress nuk kushton asgjë për ta shkarkuar e për ta instaluar dhe është një komunitet i madh që tashmë ka disenjuar shabllone, gjë që e bën të lehtë të startohet shpejt.
- WordPress është e lehtë për fillestarë. Nëse e dini se si ta përdorni Microsoft Word-in, tashmë e dini se si ta shtoni përmbajtjen tuaj. WordPress mund të zgjerohet me shtojca (plug-ins) falas për t’ia dalë me çdo faqe që mund ta imagjinoni. Me “shtojca” do të keni mundësi të shtoni format e kontaktit, format e abonimit, galeritë e imazheve, etj., për ueb faqen tuaj.
- Faqja juaj do të jetë “e operueshme”, që do të thotë se do të punojë edhe në celularë dhe tabletë. Faqja e internetit që ndërtoni do të jetë menjëherë e operueshme dhe do të duket e mrekullueshme në çdo pajisje mobile, telefona të mençur dhe tabletë. Nuk ka nevojë të angazhoni ndonjë zhvillues të ueb faqes për këtë.
- Ekziston një mbështetje e mirë dhe një komunitet i zhvilluesve, i gatshëm për të ndihmuar. Me kaq shumë njerëz që përdorin platformën, është e lehtë të gjeni ndihmë të shpejtë kur ju nevojitet. Përveç kësaj, WordPress ka shumë burime falas të disponueshme si në Youtube ashtu edhe në forumin e tyre mbështetës.